Grupi i Zjarrit në Malësinë e Tetovës, banorët ...

Grupi i Zjarrit në Malësinë e Tetovës, banorët shpërthejnë me kritika ndaj BDI-në

Autori

Autori

Portali Tetova

March 8, 2023, 02:03

Nga bastioni i BDI-së në Malësinë e Tetovës, në Sellcë, në takim me banorët Musa Xhaferi kundërshtoi ashpër vendimin për shkarkimin e zyrtarëve të cilët mbështesin “grupin e zjarrit”.

Xhaferi tha se ata të cilët duhej të shkarkoheshin ishin zyrtarët me në krye Artan Grubin të cilët kanë realizuar vetëm dy për qind nga premtimet e dhëna dhe jo ata të cilët kërkojnë llogari dhe punë nga ministrat.

“Fatkeqësisht, kjo nuk është rruga e duhur për ti zgjidhur problemet e brendshme. Fatkeqësisht po ndëshkohen ata të cilët marrin pjesë në këto aktivitete politike dhe i largojnë nga postet.

Do ishte normale që llogari tu kërkojnë atyre për mungesë të punës dhe efikasitetit të çdo funksionari dhe të kërkojnë ndërrimin e tyre por këto bëhen me një lloj dekreti”, tha Musa Xhaferi, BDI.

 

Xhaferi foli edhe për mundësinë eventuale që grupi i zjarrit të përjashtohet nga partia.

“Unë dua të shpresoj që BDI nuk do bie në atë gjendje të degjeneron që të bën përjashtime vetëm për shprehje të mendimit të lirë për kërkonim e llogarisë dhe për transparencë, por nëse vjen tek kjo do gjykojmë në atë moment dhe do marrim veprimet e duhura dhe nuk do të rrimë duarkryq, por unë prapë e them se, nuk do të doja që BDI me gjithë këtë përvojë të degjeneron në atë gjendje”, deklaroi Musa Xhaferi, BDI.

Përkundër faktit se njihet si bastion i BDI-së, banorët megjithatë shpërthyen në kritika për mungesë të investimeve në malësi por edhe mënyrën e qeverisjes së integristëve.

“Unë jam Bastri Denjalli. Vajzën e kam pas pesë vite në UT dhe e larguan. Turp i botës, me 9.4 notë mesatare. Unë nuk e di, por kjo varet nga partia juaj që i kam dhënë votën 20 vite dhe jam i revoltuar”.

“Ky fshat është tre për qind e popullatës, këtë fshat e ka mbyt nepotizmi, pashkollimi. Këtu kemi shumë profesorë por s`mund të japin mësim. Sepse hyn e japin mësim vetëm me telefona, me para”.

 

“22 vjet fshati jonë ju pret si bashkëluftëtarë atdhetarë dhe politikanë që luftojnë dhe punojnë për të drejtat tona të përbashkëta dhe zhvillimin e të drejtave tona, por ky qëllim sot e 22 vite nuk është realizuar.

Përçarjet brenda BDI-së së fundmi u ashpërsuan me emërimin e Bujar Osmanit si koordinator politik në degën e Çairit. Grupi i zjarrit këtë vendim të Ahmetit e cilësojnë si jodemokratik dhe të përshpejtuar. /Alsat.mk

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA