Hajdari: Injorimi i rolit të gruas duhet të mar...

Hajdari: Injorimi i rolit të gruas duhet të marrë fund!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 27, 2023, 08:01

Grupi i Zjarrit brenda BDI-së, sot në Shkup ka mbajtur takim me Forumin e Gruas. Siç thuhet në komunikatën e tyre, qëllimi i takimit ka qenë shprehja e revoltës së akumuluar vitet e fundit ndaj ekzekutivit të dirigjuar nga zëvendës – kryeministri Artan Grubi, ndaj siç thanë anashkalimi i gruas nga politikbërja, përfaqësimi adekuat në nivel qëndror dhe lokal.

Kryetarja e Forumit të Gruas së BDI-së Mukades Hajdari tha se injorimi i rolit të gruas në politikëbërje duhet të marr fund dhe asaj duhet ti jepet pjesa e përgjegjësisë dhe vendimmarrjes.

Forumi tha se funksionon në tre parime, të cilave gjithmonë do tu përmbahet: Mbështetja në avancimin e vetëdijes së grave në politikë, Kontributi i grave ashtu sikur edhe deri sot në çdo cikël zgjedhor duke treguar gatishmërinë më të madhe duke realizuar fushatë model për gjithë strukturat e partisë dhe ngritja e zërit për krijimin e hapësirës dhe përfaqësimin dinjitoz të grave.

Hajdari porositi ekzekutivin se nëse mendon që gratë janë legjitimiteti real i partisë, atëherë ejani bashkë të bëjmë integrimin tonë të duhur në parti e në shoqëri, në ekzekutiv dhe të tregojmë e të dëshmojë se ne fillimisht jemi të integruara përbrenda, e kështu bëhemi pjesë e shoqërive me vlera evropiane.

 

Deputetja e BDI-së Merita Koxhaxhiku alarmoi për përfaqësimin katastrofal të grave në ekzekutiv në secilin nivel, edhe përskaj kontributit të pakursyer të grave në fushatën e vitit 2020.

Fituam një kabinet qeveritar, pa e përfillur fare Forumin e Gruas, të përbërë nga zëvendës-kryeministër, ministra, zëvendës-ministra, të gjithë burra…në nivel lokal, asnjë kryetare komune nuk është grua. Njejtë është edhe me drejtoritë, tha Koxhaxhiku.

Në takimin e sontëm me ftesë të Forumit të Gruas morri pjesë edhe kryetari i Çairit Visar Ganiu, i cili apelio deri te ministrat shqiptarë të udhëhequr nga Grubi, që të marrin shembuj qeverinë Rama që ka 12 ministre apo Kosovën që ka presidente.

‘Ose nëse nuk dëshirojnë të marrë shembull nga Qeveria shqiptare, ku nga 15 ministra 12 janë femra, pra ministresha, ndoshta do t’i duket më lehtë të marrë shembull nga Çairi ynë. Aty ku nga 11 institucione edukativo-arsimore, 8 drejtohen nga gratë, 60 përqind e sektoreve udhëhiqen nga gratë ndërsa nënkryetrja e komunës është grua.

Këshillatrja e Sarajit në Këshillin e Qytetit të Shkupit, Nezrihan Rustemi Kadri tha se kërkon që femra të jetë e kyçur dhe të ketë rolin bartës nëpër institucione të ndryshme shtetërore pasi që këto kanë qenë disa premtime që janë dhënë ndaj grave ndërsa nuk e shohin ndonjë zbatim.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA