Lajme

Kartoni i gjelbër me regjistrimin?!

Autori

Autori

Portali Tetova

June 6, 2023, 01:06

Nisma për anulimin e kartonit të gjelbër dhe vendosjen e sigurimit të veturës për jashtë shtetit së bashku me regjistrimin e veturës me vite është nisur tek ne dhe akoma nuk ka gjetur edhe realizim në praktikë. Sipas çmimores aktuale e cila vlen nga muaji qershori i vitit 2016 me të cilën në fakt u zbut pak çmimi, apo kostoja e kartonit të gjelbër për veturë pasagjerësh deri në 66 kilovat orë është 3.690 denarë për një vit, ndërsa mbi 66 kilovat është 5536 denarë. Për veturat deri më 66 kilovat orë për një muaj kostoja është 1.850 denarë, ndërsa për veturat mbi 66 kilovat orë është 3.075 denarë.

Deri në muajin shtator të vitit 2011, vozitësit në Maqedoni kishin mundësi të nxjerrin karton të gjelbër për 1, 3,6 dhe 12 muaj me një kosto prej 2.450 denarë, (40 euro ),3.670, denarë, 5.500 denarë dhe për një vit 9.760 denarë apo 150 euro. Pritet të shikohet se cila do të jetë kostoja deri në vit të ri për kartonin e gjelbër dhe sigurimin e veturave.

Çështja e kartonit të gjelbër si pjesë e politikës së autopërgjegjësisë gjatë regjistrimit të automjeteve, si dhe çështja e liberalizimit të çmimeve duhet të hyjë në fuqi me hyrjen e Maqedonisë në Bashkimin Evropian. Mirëpo në të njëjtën kohë, mbetet si mundësi që Qeveria të marrë vendim për zbatimin e këtyre dy çështjeve para hyrjes në Bashkimin Evropian, në periudhën e fillimit të negociatave për anëtarësim. Së fundmi në rrjedhë e sipër janë analizat për vendosjen e një primi të vetëm për sigurimin e autopërgjegjësisë së automjeteve, siç përcaktohet edhe nga direktivat e BE-së. Nëse realizohet kjo, Maqedonia e Veriut do t’i bashkëngjitet edhe shteteve të tjera të rajonit si Shqipëria, Bosnje e Hercegovina, Greqia, Serbia, dhe Sllovenia që i janë bashkuar tashmë shumicës së vendeve të BE-së ku është vendosur një sigurim i vetëm i autopërgjegjësisë dhe ku kartoni jeshil është i integruar në çmimin e regjistrimit të automjeteve.

Kosova ende nuk është anëtare e Kartonit të Gjelbër, derisa sipas Qeverisë është duke u punuar për këtë. Ajo synon të bëhet pjesë e sistemit të Kartonit të Gjelbër përmes një shteti tjetër e vetme nuk mund të arrijë, pasi nuk është anëtare e Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Nga ana tjetër, pritet që deri në fund të muajit qershor apo deri në fund të muajit shtator të përfundohen edhe analizat e nevojshme nga ana e Ministrisë së Financave, Agjencia për Supervizionin e Sigurimeve dhe Byroja e Sigurimeve, që do të sjellin edhe vendimin përfundimtar për zbatimin apo jo të modelit evropian tek ne.

Një ndryshim i tillë i mundshëm nënkupton edhe shtrenjtimin e çmimit të sigurimit, apo të regjistrimit të automjetit, sepse në çmim do të përfshihet sigurimi i autopërgjegjësisë, si dhe shuma për një karton të gjelbër i cili do të bëhet i detyrueshëm për të gjithë drejtuesit pavarësisht nëse udhëtojnë jashtë Maqedonisë.

Nga ana tjetër, në programin qeveritar të punës 2020-2024, ishte paralajmëruar edhe vendosja e standardeve evropiane në sigurimin e veturave përmes uljes së kostos së kartonit të gjelbër, si prodhim i liberalizimit të çmimit për auto-përgjegjësi dhe zgjidhjen e problemit me veturat që nuk janë të siguruara. Përvojat e shteteve si Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania tregojnë se çmimi mesatar i sigurimeve të veturave shënoi një trend të uljes që zgjati pesë vjet, mirëpo atëherë u konstatua se kompanitë nuk mund të paguajnë rregullisht dëmet e shkaktuara nga aksidentet që nuk kishin kapital të mjaftueshëm për të mbuluar dëmet. Andaj, u shtrua nevoja për kapital të freskët dhe rritjes të kostos së sigurimit të veturave. Në Maqedoni, akoma nuk dihet se çfarë efektesh do të sjellë liberalizimi i tregut, e që mund të shtrenjtojë sigurimin për një pjesë të veturave dhe mund të lirojë çmimet për vetura të llojeve tjera. Mirëpo, shtojnë njohë sit e kësaj lëmie, kusht për një liberalizim të suksesshëm duhet të jetë edhe zgjidhja e problemit me veturat që nuk sigurohen si problem i vjetër më shumë se 20 vite.

Gjithsej 183.118 pronarë të veturave të pasagjerëve nga Maqedonia në vitin 2018 kanë paguar karton të gjelbër në njërën nga kompanitë e sigurimeve duke paguar 773 milionë denarë dhe në këmbim kanë marrë kompensim për dëmet prej 146 milionë denarë. Në vitin 2019 numri i nevojave të tilla ishte 173.517, për të cilat janë paguar 734 milionë denarë. Në vitin 2022, shuma e dëmeve u paguar për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike ka arritur në 28 milionë euro për mbi 27.000 dëme nga aksidentet në komunikacion . Në bazë të sigurimit të mbuluar me karton jeshil janë paguar 1205 dëme në vlerë prej 418 milionë denarë (6.8 milionë euro). (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA