Gjatë emisioni Click Plus, kryetari i BESËS, Bilall Kasami i dërgoi mesazhe fraksionit brenda BDI-së, i quajtur Grup i zjarrit.
“Grupi i zjarrit fillimisht duhet të vendos se si do të veprojë dhe pastaj mund të flasim për bashkëpunim të mundshëm. Nëse nesër ky grup largohet nga BDI, apo nga struktura që e ka kapur BDI-në, atëher mund të them se me këtë strukturë ne do të gjejmë gjuhën e përbashkët me to dhe bashkëpunimin e mundshëm”, tha Kasami.
Sipas Kasamit, BDI është peng i Artan Grubit.
“BDI dhe Ali Ahmeti është peng i Artan Grubit. Kjo situatë është e ngjashme me situatën që pati para disa vitesh. Aso kohë Ali Ahmeti nuk ishte i kapur dhe ndërmori një hap që u vlerësua, por tani shihet që është i kapur edhe ai dhe nuk po ndryshon edhe përkundër heqjes së disa njerëzve nga BDI të cilat kanë sjellë kësaj partie 70 për qindshin e votave”, tha Kasami.