Kërkohet rritja e çmimit të polisave të siguri...

Kërkohet rritja e çmimit të polisave të sigurimit për automjetet

Autori

Autori

Portali Tetova

January 7, 2023, 03:01

Për shkak të inflacionit dhe rritjes së shpenzimeve për pagesa të dëmeve, Byroja Nacionale për Sigurim kërkon rritje të çmimit të polisave të sigurimit. Drejtori i Byrosë, Trajçe Latinovski thotë se ndikimi i inflacionit i ka shqetësuar kompanitë e sigurimeve pasi në afat të gjatë do të kenë probleme të mëdha me riparimin të dëmeve të qytetarëve, meqë nuk kanë bonuse të mjaftueshme.

“Çmimi për sigurimin e përgjegjësisë automobilistike është rregulluar me ligj, është fikse dhe kjo tashmë nga viti 2008. Sigurimi teknik nuk është rritur asnjë për qind, megjithatë vitin e fundit, ndikimi I inflacionit, vërtet i ka shqetësuar kompanitë, pasi në afat të gjatë, do të kenë probleme të mëdha për riparimin e dëmeve për qytetarët, sepse nuk kanë bonuse të mjaftueshme, nëse ajo nuk pëson rritje minimale të paktën për shkak të inflacionit…

Mundësi tjetër nuk ka, përveç rritjes minimale të sigurimit teknik, që në afat të gjatë kompanitë të mund t’i riparojnë dëmet e klientëve të tyre”, tha Trajçe Latinovski, Byroja Nacionale për sigurim.

Trajçevski tha se problem tjetër paraqesin edhe makinat e paregjistruara. Ai kërkon të gjendet një zgjidhje sistematike që do të sillte përqindje më të ulët të këtyre rasteve.

 

“Ne flasim për zgjidhje sistematike, e ajo mund të bëhet me modulim të tarifës që të ketë pagesë të caktuar shtesë, që kur të vijë të regjistrojë makinën të paguajë shtesë, që të paguhet rreziku kohor kur e ka vozitur makinën, nëse eventualisht ka shkaktuar dëm me makinë të pasiguruar, ndërsa kompanitë i paguajnë edhe ato dëme”, deklaroi Trajçe Latinovski, Byroja Nacionale për sigurim.
Qytetarët nuk e mirëpresin këtë paralajmërim, pasi sipas tyre polica e sigurimit tashmë është e shtrenjtë. Ata do të pranonin ndonjë rritje minimale, nëse në këtë çmim përfshihet edhe kartoni i gjelbër.

“Nuk është mirë të rriten çmimet, edhe ashtu janë të larta. Situata është alarmante, shtrenjtë është tashmë, me 200 euro rrogë, regjistrimi është 300 euro, nuk ka asnjë logjikë”

”Edhe kjo që tashmë e paguajmë është shumë, gjithkund me sigurimin vjen edhe kartoni i gjelbër, tek ne kartoni i gjelbër nënkupton pagesë edhe të një sigurimi”.

 

“Nëse e fusin edhe kartonin e gjelbër atëherë do të ketë ndonjë logjikë, mendoj se me këtë standard do të jetë goditje e madhe për .buxhetin familjar, sepse më herët kishte familje që kishin nga një makinë, tani kemi familje me nga dy-tre vetura nuk e di”.

Në Maqedoninë e Veriut deri në 13 për qind e makinave lëvizin në komunikacion të paregjistruara, ndërkohë që në vendet e rajonit këto raste shkojnë deri në 3 për qind. /Alsat.mk

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA