Ditën e sotme, KFORI, është vendosur në hyrje të Leposaviqit.
KFOR-i vazhdon të kontrolloj mëngjesin e sotëm hyrje-daljet në Leposaviq. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se KFOR-i ka vendosur një bllokadë tek baza e “Nothing Hill”.
Ushtarët e KFOR-it po pyesin të gjitha njësitë e Policisë së Kosovës për rolin e tyre por që të njëjtat deri më tani nuk po i lejon të futen në Leposaviq dhe në pikat kufitare.
Madje për këtë vendim Indeksonline merr vesh se është njoftuar edhe kryeministri Kurti./