Konfuzion për ilaçin për diabet që blehet për dobësim

Autori

Autori

Portali Tetova

March 13, 2023, 10:03

“A mund të humbi kilogramë në mënyrë të sigurtë me këtë ilaç? Përgjigja është: Po.” Kjo është vetëm një nga videot e shumta në rrjetet sociale që e promovojnë “Ozempik” si mjet efikas për dobësim, duke mos theksuar se në fakt bëhet fjalë për ilaç të regjistruar për trajtimin e sëmundjes Diabeti i tipit 2.

Videoja tjetër “në mënyrë precize llogarit” se me “Ozempik” mund në mënyrë të sigurtë dhe me sukses të humben 15 kilogramë në muaj.

TikTok në më shumë gjuhë

Në anglisht, frengjisht ose spanjisht…TikToku është i mbushur me dëshmi personale nga gra të cilat tashmë e përdorin. Me një pajisje si stilolaps plastik tregojnë si e aplikojnë në stomak ose në këmbë dhe më pas spjegojnë sa kilogramë kanë humbur pas javës së parë, të dytë…të shtatë të përdorimit.

 

Edhe pse të paverifikuara, këto informacione tërheqin konsumues të rinj, të cilët në mënyra të ndryshme arrijnë deri te “Ozempik” me qëllim që ta realizojnë ëndërrën e tyre për figurë të bukur, pa mund, pa ushtrime dhe pa mos hequr dorë nga ushqimi.

Të rrallë janë ata që pranojnë se gjatë përdorimit kanë kokëdhimbje, ose diare, vjellje ose opstipacion. Pothuajse askush nuk e pranon se po përdor ilaç të regjistruar për diabetin, pa iu rekomanduar nga mjeku.

Dhe pothuajse askund në rrjetet sociale Tik-Tok, Instagram ose Facebook nuk do të hasni në sqarim zyrtar dhe profesional për atë si “Ozempik” vepron në organizëm dhe në cilat raste mund të ketë efekte anësore.

 

E vërtetë ose e rrejshme?

Çfarë është e vërtetë dhe çfarë është e rrejshme në gjithë situatën konfuze rreth “Ozempik”, ilaçi në të cilin miliona njerëz mbipeshë në botë, tani edhe në Ballkan, e shohin rrugëdaljen nga veshjet e ngushta? Lajmet e vërteta dhe të rrejshme përhapen me shpejtësinë e dritës, pranon mjeku Irfan Ahmeti, specialist endokrinolog, i punësuar në Klinikën Universitare të Endokrinologjisë në Shkup.

Ahmeti thotë se është e tmerrshme ajo që shkruhet se ilaçi shkakton karcinomë. Sipas tij, efektet më të shpeshta anësore nga “Ozempik” janë ulja e oreksit dhe vjellja. Megjithatë është kategorik që qytetarët ta konsumojnë vetëm me rekomandimin e mjekut.

Anketa në disa barnatore në Shkup na vërtetoi se “Ozempik” edhe në Maqedoninë e Veriut përdoret për dobësim, se blehet dhe shitet ndonjëherë edhe pa recetë nga mjeku, që tashmë ka shkaktuar mungesë të sasive të mjaftueshme për të sëmurët me diabet, të cilët vërtetë kanë nevojë për të. Për këtë arsye edhe farmacistët bëjnë thirrje që të shfrytëzohet vetëm me rekomandim të mjekut.

 

“Njerëzit e marrin për dobësim”. -A ka efekt?

Thonë që ka efekt.”

“Vetëm në konsultim me mjekun. Jo vetë.”

Në Maqedoninë e Veriut ka mbi 120 000 pacientë të regjistruar me diabet, prej tyre ….me tipin 2. Sipas të dhënave të Agjencisë së barnave “Malmed”, ku është i regjistruar para tre viteve, vitin e kaluar janë dhënë rreth 20.000 copë të ilaçit “Ozempik”, por për këtë vit është shumë herët që të dihet. U rekomandohet kryesisht pacientëve me sëmundjen e diabetit të cilët kanë probleme kardiovaskulare, por jo edhe personave që janë obezë dhe nuk kanë diabet.

“Në vitin 2022 janë harxhuar 20.000 copë. Duke qenë se përpunimi i bazës për harxhimin e ilaçeve bëhet në nivel vjetor, ndërsa për vitin 2023 të dhënat do t’i kemi kur të përfundojë viti. Ju rikujtojmë se ky ilaç jepet vetëm me recetë” – thonë nga Malmed.

Në emër të së vërtetës dhe që të shmangen pasoja të padëshiruara më serioze në gjithë këtë situatë rreth “Ozempik” u përfshi edhe Shoqata e endokrinologëve dhe diabetologëve të Maqedonisë së Veriut dhe Komisioni Kombëtar për Diabet. Reagojnë posaçërisht për shkak të titujve dhe teksteve në portalet vendase të cilat shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe shqetësim.

 

“E tmerrshme, ilaç për diabetikët zhduket nga barnatoret sepse njerëzit kanë lexuar në internet se është i mirë për dobësim” – thonë nga Shoqata e Endokrinologëve.

“Në emër të shoqatës reagojmë në lidhje me tekstet që u publikuan. U bëjmë thirrje gazetarëve të mos shpërndajnë informacione të paverifikuara dhe t’i shpërndajnë në mënyrë të pavarur sepse mund të shkaktojnë pasoja serioze shëndetësore.”

Para pak kohësh revista prestigjioze ndërkombëtare për mjeksi “Lanset” nën titullin “Rrjetet sociale dhe dezinformatat për diabetin dhe obezitetin” theksoi se preparati “Semaglutide”, me dozë tjetër nga “Ozempik” (emri komercial për produktin e kompanisë farmaceutike Novo Nordisk), i cili përdoret si injeksion, është miratuar nga organet rregullatore në disa shtete për trajtimin e problemit me mbipeshën, por me kushtin që pacienti të jetë me indeksin e masës trupore (BMI) në nivelin e mbipeshës ose obezitetit,ose të ketë komorbiditete që lidhen me mbipeshën. “Lanset” gjithashtu thekson se “Ozempik” rekomandohet vetëm për trajtimin e Diabetit tip 2.

 

Në gjithë këtë situatë konfuze dhe përhapje të dezinformatave nga njerëz joprofesionistë, për shkak të të cilave pasoja shëndetësore ndoshta dikush do të ketë shumë vonë, lajmi që jep shpresë është se farmacistët dhe mjekët në botë janë në rrugë të mirë për të krijuar ilaç për dobësim, me doza të vogla të substancave që i përmban terapia për diabetikë. Por, që të hynë në përdorim masiv, siç janë tani ilaçet për hipertension ose holesterol, njerëzit obezë do të duhet të presin të paktën deri në fund të kësaj dekade.

*Video është prodhuar nga Klan TV në bashkëpunim me Institutin për Studime të Komunikimit në kuadër të projektit “Përdor fakte: Përdorimi i gazetarisë së bazuar në fakte për ngritjen e vetëdijes dhe kundër dezinformimit në hapësirën mediatike në Maqedoninë e Veriut”, të financuar nga Ambasada britanike në Shkup.

Mos e humb

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”

Më shumë nga kategoria

bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
IMG_6057
Dhëndrri i Kosovës i shënon Bayernit, Loredana e përshëndet me zemër nga tribunat
artan-grubi-1024x527-1.jpg (1)
Grubi i kërkoi dorëheqje Taravarit, Kasamit, Mexhitit dhe Blerim Sejdiut por jo Nuhi Nezirit
ali-ahmeti-2-750x430
Ahmeti: E përmbyllëm këtë kapitull me një fitore të madhe, i them opozitës bëj kujdes më 8 maj!
pendaorvski
Pendarovski: Vazhdojmë garën, nesër fillojmë nga zero
arben-taravari-780x439
Reagon Taravari: BDI fitoi me vota joshqiptare, do t’u vijë fundi më 8 maj
Sela
Sela pas fitores së “Frontit Evropian”: Ia plotësuam Taravarit dëshirën për t’u kthyer në profesionin si mjek
davkova-2-780x470-1
Siljanovska: Ju siguroj, atë që premtoj në mënyrën time do ta realizoj

DIASPORA