Kovaçevski i ashpër, kërkon heqjen e kufijve në...

Kovaçevski i ashpër, kërkon heqjen e kufijve në Ballkan

Autori

Autori

Portali Tetova

June 16, 2023, 11:06

Kryeministri Dimitar Kovaçevski ishte i ashpër në panelin e sotëm në Forumin e Prespës për Dialog që po mbahet në Strugë, përcjell TV21. Kovaçevski tha se Procesi i Berlinit dhe “Ballkani i Hapur” kanë qëllime të njëjta ndërkaq theksoi nevojën që vendet e Ballkanit Perëndimor duhet t’i heqin kufijtë mes vete. Kryeministri kritikoi edhe ndërkombëtarët, për të cilët tha se japin fonde për kufijtë, në vend se të ndihmojnë në heqjen e kufijve mes vendeve në Ballkan.

“Dhe pastaj shoh disa politikanë budallenj që thonë se si mund të ekzistojë “Ballkani i Hapur” sepse nuk ka kufi mes Serbisë dhe Shqipërisë, do të thotë imagjinoni. Atëherë si mund të ekzistojë BE-ja, sepse ku është kufiri mes Portugalisë dhe Greqisë, ku është kufiri mes Bullgarisë dhe Suedisë, do të thotë e sheh se çfarë politikanë ke në Ballkan, do të gjejnë gjithçka, ndonjë budallallëk që mos të kenë kooperim mes vendeve. Imagjinoni nëse dikush në Gjermani do të thoshte, kjo BE është…jo gjithkush ka kufi mes vete. Dhe paradoksi më i madh është se vendet e vetme që nuk kanë pasur kufi për 50 vjet dhe tani jemi vendet e vetme që kanë kufi. Këta persona që janë të ulur në rreshtin e parë, që vijnë nga Gjermania, Franca. Ata kanë pasur kufi, tani ata nuk kanë kufi, ne kemi kufi!

Kur ata kishin kufi, ne nuk kishim kufi dhe tani po na japin ndihmë, IPA fonde për kontroll më të mirë kufitar. Më japin para që t’i vendos në kufi, kjo është paradoks. Duhet të flasim për problemet, kemi sfidë në veri, kjo duhet të zgjidhet. Nuk kemi nevojë për këta kufi të çmendur, kjo është budallallëk. Cili është niveli i doganës mes vendeve të Ballkanit, 0. Pse kemi nevojë për kufi, për korrupsion? Kufijtë në Ballkan janë vetëm burim i korrupsionit dhe asgjë më tepër, vetëm burim i korrupsionit, dhe po e mbaroj me këtë!”

https://www.facebook.com/watch/?v=811136890235863

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA