Lajme

Kovaçevski i revoltuar me gjyqësorin: Si ka mundësi që SHBA-të, mijëra kilometra larg, kanë informacione që ne nuk i kemi për Merkon

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 21, 2023, 11:06

Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot komentoi vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpallje “non grata” të kreut të Strugës, Ramiz Merko, përcjell TV21.
Kovaçevski duke iu drejtuar gjyqësorit në vend tha se si ka mundësi që SHBA-të mijëra kilometra larg, kanë informacione që ne nuk i kemi për Merkon.

“Bëhet fjalë për disa baza dhe nga kjo porosia është se institucionet tona, flas për autoritet hetimore dhe gjyqësore duhet t’i hetojnë pretendimet që janë të listuara në kumtesën e Departamentit të Shtetit.

Gjithashtu duhet edhe të pyesin se si SHBA-të kanë ardhur deri tek informacione të tilla në të cilat është i bazuar vendimi i tyre, ndërsa gjenden mijëra kilometra larg nesh, kurse organet tona nuk kanë ardhur deri tek informacione të tilla gjatë gjithë këtyre viteve.

Kjo edhe njëherë vërteton se sistemit tonë hetimor dhe gjyqësor i duhet remont i përgjithshëm duke pasur parasysh se duam të jetojmë në shtet europian”, tha Kovaçevski./tv21.tv

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve
IMG_4083
Mickoski: Të gjithë deputetët të votojnë për shpërndarjen e Këshillit Gjyqësor