Më në fund do të kthehen në vendin e tyre tre policët kosovarë, Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të arrestuar nga forcat serbe më 14 qershor. Sipas njoftimeve paraprake ata do të hetohen këtej e tutje në gjendje të lirë, ndonëse Serbia i ka mbajtur të ngritura akuzat për prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim të paligjshëm të armëve dhe lëndëve plasëse. Avokati serb, Gradimir Nalliç, i tha Radios Evropa e Lirë se ata do të vazhdojnë të mbrohen në liri.
Pandehmat e para pretendojnë se ndërmjetës për lirimin e tyre është bërë kryeministri hungarez Viktor Orban, i cili gjatë një takimi javën që kaloi me presidentin serb konfirmoi se zyrtarët e Beogradit do ti lejojnë tre policët.
“Ne e vlerësojmë lart hapin e presidentit Vuçiç, i cili e ka marrë vendimin në një kohë të sfidave serioze. Ky vendim është dëshmi e pastër e bashkëpunimit strategjik mes shteteve tona dhe përkushtimit tonë të përbashkët për paqe dhe stabilitet në Ballkan”, tha Orban përmes një postimi në Tëitter.
“Presidenti serb Aleksandar Vuçiç sapo më njoftoi se në përputhje me kërkesën e bërë në takimin tonë javën e kaluar, autoritetet serbe së shpejti do t’i lirojnë nga paraburgimi tre policët e Kosovës të arrestuar më parë. E vlerësojmë shumë hapin e Presidentit @avucic , të cilën ai e mori në një periudhë sfidash serioze dhe vendim i cili është një dëshmi e qartë e bashkëpunimit strategjik mes vendeve tona dhe e përkushtimit tonë të ndërsjellë për paqen dhe stabilitetin e Ballkanit” shkruan Orban.
Në takimin e mbajtur më 20 qershor, Orban tha se iu lut Vuçiçit që t’i lirojë tre zyrtarët policorë, duke thënë se “armiqtë e Serbisë janë të etur për ta dëmtuar Serbinë”