Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi...

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, e quajti diktator kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin.

Autori

Autori

Portali Tetova

February 8, 2023, 10:02

Në emisionin Info Magazine në Klan Kosova, ai tha se në momentin kur ish-kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, kishte humbur shumicën e saj në asamblenë komunale, Kurti i kishte telefonuar atij duke i thënë ‘mos bëni kështu e ashtu’, dhe se ka dashur në një moment të caktuar t’ia imponojë që të tërhiqet nga ai proces.

“Ne normalisht proceset demokratike i vlerësojmë më lartë se ndonjë urdhër të ndonjë pseudo-diktatori dhe i kemi vazhduar proceset. Ai nuk e vëren, por është diktator pseudik. Është pak më mirë i veshur, me një kravatë ndryshe e gjuhën ndryshe, por në thelb e ka atë ideologjinë diktatoriale. Në qoftë se dikush kritikon, është menjëherë kundër.

Pas ardhjes tonë në pushtet vitin e kaluar, çdo vizitë e ka urdhëruar që të mos vijë më në Komunë të Preshevës, ka vizituar vetëm Komunën e Bujanocit dhe kaq. Çdo ministër që ka ardhur deri më tani, i ka thënë të mos shkojnë në Komunë të Preshevës”, deklaroi Ariif.

Ai po ashtu u vlerësoi se Kurti e ka bërë një gabim, siç e cilësoi, shumë të madh kur ka qenë debati rreth bashkimit të Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës më 2018-ën.

 

“Kur ish-presidenti i atëhershëm, Hashim Thaçi, e ka ecën këtë kërkesë në nivel ndërkombëtar, Albin Kurti ka dalë kundër. Jo vetëm kundër me qëndrim, por edhe me një demonstratë kundër kësaj. E ka bërë atë të cilën ne shqiptarët e Luginës së Preshevës e kemi kërkuar qysh prej vitit 1992, pra bashkëngjitjen, e Kurti e ka kundërshtuar.”, tha Arifi, duke shtuar se Kurti nuk ka ndjenja ndaj Luginës së Preshevës dhe se krejt këtë çështje ai e sheh matematikë, i përdorë si matematikë dhe si thesar për vota dhe kaq!

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA