Maqedoni

Ku po shkojnë paratë e lokes 110-vjeçare nga Tetova? Mjekët kanë konstatuar se i takojnë, Qendra Sociale ia ndali

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

July 4, 2024, 09:07

Edhe pse 110 vjeçe, Fekrije Loku nga Tetova tash e dy vjet nuk e merr kompensimin për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër. Për shkak të moshës, Fekrija nuk mban mend shumë, por tregon se pa përkujdesjen e djalit, nuk mund të bëjë asgjë.

Fekrija dy vite me radhë e ka shfrytëzuar të drejtën për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, por pas dy vitesh i vjen një vendim nga Qendra për Punë dhe Politikë Sociale se kjo e drejtë nuk i takon. I biri Rahim Loku thotë se kërkesa për të vazhduar përkujdesjen i është refuzuar me një vendim që i ka arritur ditë më parë.

Qendra për Punë dhe Politikë Sociale në Tetovë, heq përgjegjësinë nga vetja duke thënë se vendimin e sjellin pasi të kenë marrë mendime nga komisioni i mjekëve.

Por TV21 arriti të sigurojë dokumentacionin e komisionit të mjekëve. Në bazë të këtij dokumentacioni më datë 19 prill 2023 mjekët kanë konstatuar se edhe për dy vite, pra deri në vitin 2025, Fekrije Lokut i takon e drejta për kompensim për ndihmë dhe përkujdesje nga një person tjetër, ndërsa brenda këtyre viteve nuk duhet të paraqitet as edhe për ndonjë kontroll. Kjo lë të nënkuptohet se mjekët kanë dhënë dritë jeshile që Fetije Lokut i takojnë para, por ajo dhe i biri thonë se paratë nuk i marrin. Gjatë ditëve në vazhdim do ta ndjekim këtë rast për të parë se ku janë duke përfunduar të hollat e lokes 110 vjeçare?!

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen
IMG_8976
A e dinit se besimi te Babagjyshi i vitit të ri nuk i bën fëmijët më të mirë, por i dëmton ata!
IMG_8967
Limani: Buxheti i Gostivarit do të arrijë 27 milion euro, buxheti më i madh se asnjëherë më parë
IMG_8954
Mickoski: Ose askush të mos punojë të dielën, ose ata që punojnë të marrin një pagesë dyfish ose trefish më të lartë për atë ditë
IMG_8950
Policia rrethon gjykatën në Ferizaj, gjendet një çantë e dyshimtë