Lajme

Kush është Safet Gjici, babai i 4 fëmijëve dhe gjysh, i besuari i Ramës në Kukës

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

June 16, 2023, 01:06

Safet Gjici është personazhi i ditës. Kryebashkiaku i Kukësit u bë viral në rrjetet sociale pasi u publikua një video e tij duke kryer marrëdhënie seksuale me një vajzë (që sipas tij ka marrëdhënie prej disa kohësh) brenda zyrës. Pamjet u shpërndan masivisht, SPAK nisi hetimet për të dhe vajzën në fjalë, e më pas ai u detyrua që të jepte dorëheqjen.

‘Ndjesë të thellë publike çdokujt që sot ka parë atë material të shëmtuar video….Prej disa kohësh unë kam një marrëdhënie intime me vajzën në fjalë por sigurisht nuk kam asnjë justifikim për atë çka ka ndodhur pavarërisht se i rënë në kurth….Ishte nderi i jetës time që u njollos nga një mendjelehtësi e pafalshme ndaj sot ndjej detyrimin minimal të jap dorëheqjen’- ishte një pjesë e deklaratës së Gjicit, ku njoftoi më pas largimin nga detyra.
Po kush është Safet Gjici, tashmë ish-kryebashkiaku i Kukësit?

Babai i 4 fëmijëve, e tashmë edhe gjysh, Safet Gjici është një person shumë i njohur në Kukës. Ai arriti të marrë një mandat të dytë pasi siguroi 49.34% të votave në zgjedhjet e ’14 Majit’. 53% ishte pjesmarrja e qytetarëve kuksianë që i besuan mandatin e dytë Gjicit, i cili sot i la të shokuar.

Gjici njihet si biznesmen i suksesshëm dhe zotëron aksione në disa kompani si “ EuroGjici Security”, “Kevin Construksion” dhe “Futboll Klub Kukës”.

Në skedën e pasurisë Safet Gjici ka deklaruar një sërë pronash të cilat i zotëron në Tiranë, Kukës e Golem si dhe shpenzimet e bëra për mobilimin e disa prej apartamenteve të tij.

Tashmë nuk dihet nëse Gjici do vijojë të qëndrojë në Kukës, në qytetin që dikur drejtonte, apo do largohet, pasi ‘turpi’ që mbart tani është shumë i madh…./Dosja.al

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve