Një lajm i mirë për të gjithë policët. Zëvendës kryeministri i parë Artan Grubi ka bërë të ditur se pagat e punonjësve të policisë do të rriten për 3.086 denarë në bruto vlerë informon “tetova1”.
“Vazhdojmë të rrisim në mënyrë lineare edhe pagat e punonjësve të policisë!
Në seancë të Qeverisë i dhamë dritë të gjelbër rritjes së katërt të pagave në këtë sektor që do të jetë 3.086 denarë në bruto vlerë dhe do të realizohet me pagesën e pagës së muajit mars, respektivisht në prill”, ka shkruar Grubi.