Lajme

LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës

December 7, 2023, 04:12

shqiptareOpozita shqiptare ka akuzuar sot partitë e pushtetit se me qëllim kanë caktuar 8 majin për datë për zgjedhje për të pamundësuar që diaspora shqiptare të votojë. Ata thonë se ata janë përkujdesur në detaje që votuesi mos të merr pjesë në zgjedhjet, ndërsa kaun shtuar se në këtë Pazar kanë hyrë edhe VMRO-DPMNE dhe Aleanca për Shqiptarët.

“Ja cilat janë arsyet pse BDI në bashkëpunim me LSDM-në dhe VMRO-DPMNE-në kanë vendosur që zgjedhjet të mbahen me 8 maj 2024.

E PARA: Që ti pamundësohet diasporës të vijë dhe të votojë. BDI, për arsye të ngushta personale, bashkë me VMRO-DPMNE-në dhe LSDM-në, vendosën që zgjedhjet të mbahen më 8 maj, të mërkurën, pra në mes të javës, që diaspora të mos mund të vijë të votojë.

E DYTA: Ky veprim i BDI-së, është një skenar i fshehtë dhe servil ndaj partive maqedonase, për të dëmtuar faktorizimin e shqiptarëve në qeverinë e ardhshme. Kjo për shkak se me mosardhjen e diasporës për të votuar, shqiptarët do të kenë më pakë vota, më pak deputetë, ndërsa LSDM dhe VMRO-DPMNE do të rrisin përfaqësuesit e tyre në Kuvend.

E TRETA: Zgjedhjet parlamentare i kanë caktuar me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, për të manipuluar në të njëjtën kohë të dy zgjedhjet.Pushteti, po ashtu tenton që këto zgjedhje ti mbajnë nën kontrollin e plotë BDI-ja, LSDM-ja dhe Aleanca për Shqiptarët. Kjo për faktin se po bëjnë çdo shkelje të mundshme kushtetuese, që mos ia japë anëtarin e KSHZ-së opozitës, së cilës i takon”, thuhet në reagimin e Lidhjes Europiane për Ndryshim.

Megjithatë ata thonë se LEN nuk do të lejojë që diaspora që çdo vit sjell 1.5 miliardë euro në buxhetin e shtetit të mos votojë. “Po ashtu nuk do të lejojmë që BDI, LSDM dhe ASH të vendosin nën kthetrat e tyre edhe Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve, i cili është institucioni i vetëm ku mund të ketë shpresë për funksionim normal”, thuhet mes tjerash në reagimin e LEN-it.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit
IMG_2093
Maqedonia kërkon të vazhdojë tradita dhe të arkëtojë pikë të reja ndaj Letonisë
IMG_2045
Gruda: Gjermaninë e zgjodha me zemër edhe pse prindërit i kam shqiptarë
IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo

Më shumë nga kategoria

IMG_1939
Kthehen ndeshjet e Ligës së Kombeve, Maqedonia në Riga kërkon fitore ndaj Letonisë
IMG_1851
Nga Dizhoni i Çairit në Kombëtaren Shqiptare, Feta Fetai ose “Modriç” i ri thirret nga Silvinjo
IMG_1740
Ronaldo e mposht Messin “Pa balotazh”
IMG_1715
Trajneri i Serbisë e vlerëson lart Xhakën: Është një lojtar i madh
IMG_1466
Shkëndija ankohet për duelin me Sileksin, pyet publikisht çfarë ka Stavrevi kundër tyre?
IMG_1455
Jasir Asani sërish i siguron fitoren e skuadrës së tij
IMG_1267
Lajm tragjik në Gostivar: Fëmija 6 vjeçar sëmuret gjatë stërvitjes së futbollit dhe ndërron jetë
IMG_0860
Albina Drazhi, argjend në mundje: Synoj medalje në Europian dhe Botëror
IMG_0812
Jasir Asani vazhdon me gola në Champions League, shënon një tjetër gol për Gwangju FC
AAA-BDI-ASH
BDI-së, AAA dhe ASh “fajtorë” për shfuqizimin e balancuesit? (video)
rama-erdogan
Analisti nga Kosova: Erdogani miliarda investime në Serbi, e shqiptarëve po u ndërton xhami
Bajram Rexhepi
Mickoski kërkoi të pastrohet krimi në BDI, Rexhepi: Shumë lajm i mirë, e mira me të mirë kthehet, edhe ne do t’ia kthejmë me të mirë, por do të kemi më shumë punë
IMG_2242
Erdogan: Marrëdhëniet me Serbinë, të shkëlqyera
IMG_2237
Mexhiti: VLEN-i është shumë më kompakt se BDI-ja
IMG_2234
Zyrtare: Berat Imeri, trajner i ri i Besës së Dobërdollit

DIASPORA