Maqedoni: Punonjësit e shëndetësisë ende nuk i ...

Maqedoni: Punonjësit e shëndetësisë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar!

Autori

Autori

Portali Tetova

February 15, 2023, 12:02

Punonjësit e shëndetësisë ende nuk i kanë marrë pagat e muajit janar dhe as nuk dihet se kur do t’i marrin. Zakonisht pagat i marrin në datën 10 të muajit, ndërsa afati ligjor për pagesën e pagave skadon sot. Pas kësaj, paguhet kamata, shkruan Sdk.

Punonjësit shëndetësorë nga qendra klinike në Shkup me të cilët bisedoi Sdk thonë se askush nuk di asgjë për pagën, e as nuk u tregojnë nëse ka lidhje me sulmin e hakerëve të javës së kaluar në Fondin e Sigurimeve Shëndetësore (FSSh), apo nëse diçka tjetër është në pyetje.

Nga Ministria e Shëndetësisë thanë se pagesa e pagave të punëtorëve shëndetësorë të punësuar në institucionet publike shëndetësore është në juridiksion dhe bëhet nga buxheti i vetë institucioneve publike shëndetësore në bashkëpunim me FSSh-në.

Fondi tha dje se funksionaliteti i sistemeve do të rikthehet gradualisht dhe se “ky proces po merr kohë shtesë, por ekipet teknike po punojnë në vazhdimësi”.

 

“Prioritet është rikthimi i funksionalitetit për pagesën e pagave të punonjësve shëndetësorë në institucionet shëndetësore publike, si dhe rivendosja e sistemeve të pagesave për pushimet mjekësore, pushimet e lehonisë dhe rimbursimet”, thotë FSSh.

Nga aty, kujtojnë se nga analiza e ekipeve teknike eksperte është konstatuar se gjatë sulmit kibernetik nuk ka pasur rrjedhje të të dhënave jashtë bazave të të dhënave të Fondit.

“Fndi ka dërguar edhe njoftim për të gjitha IShP-të dhe IPSh-të me udhëzime të detajuara për kontrollin e të siguruarve përmes Termi im, në mënyrë që asnjë të siguruari të mos i mohohet e drejta për kujdes shëndetësor.

Nuk kërcënohet e drejta e qytetarëve për kujdes shëndetësor, trajtimet, udhëzimet për ekzaminime dhe sëmundjet, dhënia e recetave nga mjekët amë, si dhe dhënia e barnave për qytetarët ecën pa probleme dhe qytetarët mund t’i përdorin këto shërbime shëndetësore pa ndërprerje. Janë rënë dakord edhe zgjidhjet për ushtrimin e të drejtës së mjeteve ndihmëse ortopedike”, thonë nga Fondi.

Kujtojmë se mbrëmjen e 7 janarit u hakua Sistemi i Fondit për Sigurim Shëndetësor (FSSH). Pas kontrolleve u konfirmuar se bëhet për një hyrje të paautorizuar në sistemin kompjuterik të Fondit. Në rrjetin e Fondit janë të dhënat personate të të gjithë perosnave me siguri shëndetësor në Maqedoni.

 

Fondi më pas njoftoi se kemi të bëjmë me një problem teknik të rrjetit dhe po punohet në diagnostifikimin e problemit.

Sistemi shërben për qytetarët që të mund të kontrollojnë sigurimin e tyre shëndetësor, zgjedhjen e mjekut amë, ndërsa vetë të punonjësit shëndetësor mund të kontrollojnë informacionet për pacientët e tyre dhe shërbimet tjera. /Portalb.mk

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA