Aleanca për Shqiptarët (ASH) ka caktuar emrat e drejtorëve që do të udhëheqin drejtoritë dhe institucionet e tjera që do të udhëheq kjo parti si pjesë e Qeverisë.
Siç mëson portali “tetova1” nga burime zyrtare tashmë janë përzgjedhur emrat e kuadrove që do të jenë drejtorë.
Në mes tyre janë edhe Halid Matoshi nga Tetova dhe Tair Tahiri nga fshati Dobrosht që është kryetar i degës së ASH-së në Tearcë.
Halid Matoshi do të jetë Drejtor ekonomik i Klinikës së Onkologjis në Shkup , kurse Tair Tahiri Drejtor ekonomik i Klinikës Kozle.
/tetova1/