Mickoski: Të mos lejojmë që Ali Ahmeti dhe Edi ...

Mickoski: Të mos lejojmë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta shtyejnë vendin drejt ferrit

Autori

Autori

Portali Tetova

February 14, 2023, 02:02

Me përbërjen aktuale të Parlamentit nuk pres se Qeveria do të arrijë të sigurojë 2/3 e shumicës të domosdoshme për ndryshimet kushtetuese. Mesazhi vjen nga lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, I cili, sic njofton KlanM, sërish ka kërkuar zgjedhje të parakohshme parlamentare, pasi sipas tij, përbërja aktuale parlamentare shumë shpejt do ta përfundojë mandatin.

Mickoski u ka bërë thirrje deputetëve të LSDM-së, sic thotë, që të mos lejojnë që Ali Ahmeti dhe Edi Rama ta shtyejnë vendin drejt ferrit.

“Dje dëgjuam se si deputetja e Alternativës publikisht nga foltorja tha se gjatë krizës së nëntorit 2021, Qeverinë e Maqedonisë e kanë bërë Edi Rama dhe një anëtar I Familjes së Adem Jasharit. Ata kanë përipluar qeverinë LSDM-BDI kurse Kovaçevski dëgjon urdhërat e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit”– tha Hristijan Mickoski, VMRO-DPMNE.

Kundërpërgjigjen socialdemokratët. Sipas tyre, VMRO-DPMNE është definicioni për keqpërdorim të parave të qytetarëve, kurse selia e tyre fole hajnash.

 

“VMRO-DPMNE është parti që ka 400 funksionarë të akuzuar për krime dhe keqpërdorime kur ishin në pushtet. Kështu janë harxhuar paratë e qytetarëve, për cka ekzistojnë rreth 40 dëshmi nga funksionarë të VMRO-së. Për këto ka aktgjykime me mbi 150 vite burg” – tha Mile Taleski, LSDM.

Pas vendimit partiak për hyrje në Qeveri, sic njofton KlanM, ASH-ja ka qenë në shënjestër të sulmeve dhe kritikave nga VMRO-DPMNE-ja. Aleanca thotë se kapi Mickoskin me duar në mjaltë, dhe se kjo është arsyeja e vetme e sulmeve të VMRO-së

”Aleanca për Shqiptarët zbuloi skandalin korruptiv në një tender publik me vlerë prej 12 milionë euro që çon deri te Mickoski. Bëhet fjalë për blerjen abuzive të një sistemi për identifikim biometrik të votuesve që asnjëherë nuk ka funksionuar e që Krenar Lloga, anëtari i KShZ-së i propozuar për Ministër të Drejtësisë, e zbuloi dhe denoncoi në Komisionin Antikorrupsion dhe në organet e drejtësisë” – thonë nga ASH-ja.

Ndërkohë debate për hyrjen e ASH-së dhe daljen e Alternativës nga Qeveria ka vazhduar në Kuvend. Deputetët e VMRO-DPMNE-së i kanë bërë thirrje Alternativës që t`i bashkohen një opozite të fuqishme. /KlanMacedonia/

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA