Mijallkov dhe Thaçi mund të shpëtojnë nga dënim...

Mijallkov dhe Thaçi mund të shpëtojnë nga dënimi me búrg

Autori

Autori

Portali Tetova

March 15, 2023, 06:03

Vendimi për “Titanik 2”, i cili 43 ditë ka udhëtuar nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit, tani është kthyer në gjykatën e shkallës së parë. Arsyeja është se Gjykata Penale e ka dërguar lëndën para kohe dhe nuk ka pritur afatin prej 15 ditësh në të cilin të akuzuarit, përfshirë ish-drejtorin e DKS-së, Sasho Mijalkov dhe liderin e PDSH-së, Menduh Thaçi, mund të dërgojnë ankesa.

“Dorëzimi i fundit i aktgjykimit të shkallës së parë i akuzuari është pranuar më 2.3.2023, që do të thotë se afati për paraqitjen e ankesës ka filluar më 3.3.2023 dhe afati në të cilin i akuzuari mund të shfrytëzojë të drejtën e ankesës skadon më 17.3.2023”, thonë nga Gjykata e Apelit, prej ku shtojnë se “Gjykata e shkallës së parë nuk ka pritur afatin 15 ditor për ankim të mundshëm dhe para skadimit të këtij afati ka dorëzuar lëndën me procesverbal dhe vendim në Gjykatën e Apelit në Shkup”.

Ligji për procedurë penale parasheh se ankesa dhe përgjigja në ankesë me të gjitha shkresat, gjykata e shkallës së parë në afat prej tri ditësh nga marrja e përgjigjes në ankesë, pra pas kalimit të afatit për paraqitjen e përgjigjes në ankesë, i dorëzon në gjykatën e shkallës së dytë.

“Për arsyet e cekura, çështja është kthyer administrativisht në gjykatën e shkallës së parë në mënyrë që pas skadimit të afateve ligjore për paraqitjen e ankimit, pra përgjigje në ankesë, të procedohet me të gjitha dokumentet në Gjykatën e Apelit në Shkup për vendim në procedurë ankimore”, theksojnë nga Gjykata e Apelit.

 

Aktgjykimi për ish-drejtorin e DSK-së, Sasho Mijalkov dhe për kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi, në rastin “Titanik 2”, ka udhëtuar 43 ditë nga Gjykata Penale në Gjykatën e Apelit.

Tani kanë mbetur edhe 23 ditë deri në vjetërsimin e lëndës, dhe ky është afati në të cilin Apeli duhet ta marrë lëndën, të marrë mendim nga Prokuroria e Lartë – Shkup, të caktojë seancë publike dhe të marrë vendim. Përndryshe, Mijalkov mund të shpëtojë nga përgjegjësia.

Mijalkov po ndiqet penalisht për parregullsi zgjedhore në zgjedhjet e vitit 2013, vepër penale që vjetërsohet pas 10 vitesh, pra në vitin 2023.

Për këtë lëndë dy herë është shqiptuar vendim. I pari u anulua nga Apeli në dhjetor 2019.

 

Prej atëherë deri në janar 2023, çështja u gjykua në Gjykatën Penale. Gjyqtarët Ognen Stavrev dhe Osman Shabani edhe një herë i shpallën fajtorë të akuzuarit. Në gjykimin e përsëritur, ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijalkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, u dënuan me dy vjet búrg.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA