Mjeku nga Tetova denoncohet se jep raportet mje...

Mjeku nga Tetova denoncohet se jep raportet mjekësore në gjuhën shqipe

Autori

Autori

Portali Tetova

July 7, 2023, 08:07

Denoncohet mjeku nga Tetova se jep raportet mjekësore në shqip. Oftamologu Armend Sejdini thotë se do ta çojë rastin në gjykatë pasi Apasievi ka shpikur të dhëna se gjoja jam nga Kosova

Haxhi Ademi dhe Islami kanë ardhur për tu kontrolluar në repartin e Oftamologjinë në Tetovë. Kuptojnë shqip dhe maqedonisht por raportet mjekësore preferojnë t’i marrin në shqip.

“Ndonjëherë raportet i marrin në shqip, ndonjëherë maqedonisht. Por ne duam shqip. Ju dini maqedonisht? Po dimë. Por më lehtë ju vjen shqip? Po normal që shqip na vjen ma lehtë. Në gjuhën amtare”

E kjo si duket po i pengon dikujt pasi dje në zyrën e oftamologut Armend Sejdinit dje erdhi Inspektorati Sanitar Shëndetësor.

“Ankesa është bërë nga kryetari i Levicës nga Dimitar Apasiev, gjoja se një grup qyetararësh të Tetovës janë ankuar se raportet mjekësore jepen vetëm në gjuhën shqipe. Inspektorati në formë të rastësisshme zgjodhi dy raporte. Pacinetëve të nacionalitetit shqiptar raportet ua japim në gjuhën shqipe kurse pacientëve të nacionalitetit maqedonas në gjuhën maqedonase”, tha oftalmologu Sejdini.

Ai thotë qe sipas kërkesës së pacientit i jep edhe raportet mjekësore.

“Përshkak të fluksit të madh ndoshta ndonjëherë mund të bëjmë gabim. Mundet që pacienti shqiptar të merr raport në gjuhën maqedonase por me kërkesë të pacientit ne pastaj e ndryshojmë raportin.E ftoj zotriun që e ka ngritur këtë çështje le të vjen dhe të merr një udhëzim dhe raportin do ta merr në gjuhën e vet ashtu siç është”, thotë oftalmologu, Armend Sejdini.

Në ankesën deri te Inspektpratit Sanitar Shtetëror thuhet se mjeku Armend Sejdini është nga Kosova dhe se u ka dhënë raportet paciëntëve vetëm në gjuhën shqipe.

“Unë këtë do ta paraqes edhe në gjykatë pasi ka deklarata të josakta. Po e citoj ‘mjek nga Kosova Armend Sejdini shkruan raporte vetëm në gjuhën shqipe’. Kjo është rreme”, thotë Sejdini.

Kërkuam edhe qëndrim nga kryetari i partisë e Majta Dimitar Apasiev por prej tij nuk morëm asgjë përgjigje. Ndryshe doktor Armend Sejdini është nga Gostivari dhe ka tre vite që punon në repartin e Klinikës së Oftamologjisë në Tetotovë. Asnjëherë nuk ka pasur ankesa për punën e tij./KlanMacedonia

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA