Rroga 750 euro dhe nuk gjenden punëtorë me punu...

Rroga 750 euro dhe nuk gjenden punëtorë me punu tokën

Autori

Autori

Portali Tetova

January 11, 2023, 04:01

Mungesa e fuqisë punëtore është një prej temave që kanë ngritur prodhuesit kosovar në emisionin “KALLXO Pernime”.

Burim Piraj, pronar i kompanisë “Meka Hallall Food” gjatë këtij emisioni, ka thënë se nuk ka njerëz që as me rrogë deri 700 euro pranojnë për t’i ruajtur bagëtitë.

“Kthehemi në vitin 1999 kur Kosova e ka humb Fondin e Bagëtive, prej asaj kohe ka ngel një e katërta (e bagëtive që Kosova i ka pas). Kur shkatërrohet një fond i bagëtive i një vendi, humbin edhe njerëzit që janë marrë me bagëti, humbin qobanat.

A e dini për momentin sa e vështirë është me gjetë (me punësu) një qoban? Unë i kisha mbajtë 10 mijë copa dhenë, por nuk mundësh me gjetë njërëz të gatshëm që që pranojnë (me punu si qoban) për 500 euro në muaj. Nuk vjen kush për 500 euro me i ru dhetë. Edhe 700 euro është diskutabile. Problemi është se na i kemi humbë njërëzit që janë marrë me bagëtitë, na duhet tash me kriju njerëz” – ka thënë Piraj në KallxoPernime.

 

Njëjtë edhe Bedri Kasumi nga kompania “Pestova”, ka ngritur si problem mungesën e punëtorëve.

Ai thotë se edhe rroga 750 euro me dy shujta ditore, nuk është i tërheq ata për të punuar tokën. Ai thotë se i ka 250 punëtorë të rregullt. Shumica theksoi se janë të komunitetit joshqiptar.“Është shumë problem [me gjet punëtorë], edhe ky problem po vjen duke u rritë për çdo ditë e më shumë. Do të thotë kur ka qenë rroga 350 euro, ne kemi pasur punëtorë sezonal sa të duash edhe ata (në të kaluarën) kanë folë shqip, do të thotë (kanë qenë) shqiptarë.

Kur sot është 750-900 [rroga] me dy shujta dite, dhe është aq punë e lehtë sepse bëhet me pajisje, nuk ke njerëz që donë” – ka thënë Kasumi.“I kam 250 puntorë të rregullt. Më shumë janë jo shqiptarë, saktësisht (po punësojmë) serb dhe romë. Trajtohen në mënyrën më të mirë dhe punojnë në mënyrën më të mirë të mundur. Kjo është çështje që duhet me i diskutu. Unë ndalem dhe mendoj që pse po ndodhë kjo, nuk kam përgjigje. Ne (shqiptarët) s’po e dojna as punën e as lopën (e as tokën)” – ka theksuar ai. /kallxo.com

 

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA