Lajme

Mungesa e librave, Kasami paralajmëron protesta

April 6, 2023, 10:04

Mungesa e librave për nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme, ka bërë që të reagojë sërish kryetari I komunës së Tetovës Bilall Kasami. Ai tha se edhe pse opinion është senzibilizuar për këtë problem, megjithatë përsëri situata është e njejtë ku edhe vet Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka konfirmuar se në shkollat e Tetovës mungojnë mbi 15 mijë libra.Kasami ka apeluar sërish deri tek Ministria e Arsimit dhe Shkencës, që të sigurojë libra në bazë të nevojave reale të nxënësve.Sipas tij, edhe sistemi që është krijar nga kjo Ministri nuk mundëson që të parashtrohen kërkesa për furnizim me libra sepse mund të paraqiten kërkesa me numër të caktuar dhe afati është I limituar.

“Ne jemi në kontakt me këshilltar e prindërve, ku mbi 5500 prindër të shkollave të mesme janë nënshkruar në peticinonin që I është dërguar ministrisë së arsimit dhe nëse kjo nuk përmirësohet në vitin e ardhshëm shkollor, ne si komunë do të përkrahim organizimin e protestave nga prindërit, sepse fundja edhe unë jam prindër dhe dua të jem pjesë e zgjidhjes aktive të këtij problemi që nxënësit vitin e ardhshëm të mos e fillojnë pa libra. Ne veçmë jemi në përpilim propozimit idesë që të intervenojmë në ligjin që në pamundësi që pushteti qendror të mundësojë libra ajo të ju jepet në ingerenca komunave. Ne do ngremë një iniciative që në rastet që paraqiten, komuna të mund të ketë atë të drejtë t’i furnizojë nxënësit me libra sepse është e drejtë ligjore e cila iu mohohet nxënësve. Ne jemi në kontakt me këshillat e prindërve, mbi 5,500 prindër janë nënshkruar në peticion nëse kjo gjendje nuk përmirësohet në vitin e ardhshëm shkollor, ne si komunë do përkrahim organizimin e protestave”, tha Bilall Kasami, kryetar I Komunës së Tetovës.

Në ndërkohë, nga Setori për Arsim në komunën e Tetovës, thonë se edhe pse komuna ka vullnet që ajo të furnizojë me libra shkollorë nxënësit, megjithatë ligji nuk lejon një gjë të tillë.

“Nuk ka aspak mundësi që me ligjin e tanishëm për furnizim me libra dhe ligjin për arsim fillor dhe të mesëm, që komuna të mund të sigurojë shkollave apo nxënësve libra, sepse kjo është një monopol dhe të drejtën e ka vetëm Ministria e Arsimit dhe Shkencës.Prandaj, në këtë pjesë ka edhe shkelje të ligjit nga MASh, pasi që nuk janë furnizuar nxënësit me libra ashtu siç duhet dhe e kanë obligim”, tha Nazmi Dauti, nga Sektori për Arsim.

Në ndërkohë kreu I komunës së Tetovës Bilall Kasami shtoi se është duke përgatitur edhe propozim që të intervenohet në ligj, që në të ardhmen edhe komunat të kenë të drejtë të sigurojë libra shkollorë.Me këto ndryshimet, në të ardhmen sipas Kasamit kur pushteti qendror nuk do të mund të sigurojë bllok dotacione të munden komunat ta bëjnë këtë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0773
Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën
IMG_0533
Martinez: Jam i inatosur me referët, por i lumtur që morëm pikët
IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër
IMG_4204
Shkëndija përball Besës në Tetovë, Struga Trim Lum në Shtip kundër Tikveshit

Më shumë nga kategoria

IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër
IMG_4204
Shkëndija përball Besës në Tetovë, Struga Trim Lum në Shtip kundër Tikveshit
IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_0968
Mickoski shuan shpresën e opozitës për zgjedhje të parakohshme parlamentare
IMG_0952
Ndodh edhe kjo në Maqedoni! Kryeshefi i policisë nuk paguan në pikëpagesat rrugore, ua tregon punonjësve distinktivin e tij
IMG_0950
Kasami del vet në teren për t’i parë mbeturinat inerte: Do të ketë mbikëqyrje me kamera
IMG_0946
Erdogan: Me zgjedhjen e Trump fillon një epokë e re
IMG_0945
“Putin nuk ka plan të urojë Trump”, reagon Kremlini: SHBA mbetet vend jomiqësor për Rusinë
IMG_0942
Nesër fillon ndarja e vauçerëve për inverterë

DIASPORA