Lajme

Myftiu mendjendritur i Tetovës Aqif efendi Sadiku nga Përshefca

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

May 26, 2023, 07:05

Shkruan: Hafiz Metin Izeti

Gjyshi im kur hapej biseda për hoxhallarët e Tetovës, shpesh herë, e përmendte Aqif efendiun e Përshefcës dhe me lëvizje të trupit demonstronte përgatitjen profesionale dhe thellësinë e tij.

Emrin e Aqif efendiut, më vonë, e kam dëgjuar shpesh edhe nga ish myftiu i Tetovës, Alifekri efendi Esati.

Alifikri efendiu, gjithnjë e përmendte me entuziazëm emrin e tij dhe me emocione të larta, gjërë e gjatë, i përshkruante mexhliset fetare në të cilat ka qenë i pranishëm edhe Aqif efendiu.

Aqif efendi Sadiku ka lindur në vitin 1906 në fshatin Përshefcë të Tetovës. Mësimet e para fetare i ka marrë pranë Hasan efendi Rexhepit në medresenë e fshatit Përshefcë, ndërsa më pas është regjistruar në medresenë e Idriz efendi Muharemit në Tetovë.

Aqif efendiu, krahas Idriz efendiut, rregullisht e ka vizituar edhe medresenë e Bedaet efendi Jusufit në xhaminë e Çarshisë së Epërme. Pas përfundimit të medresesë, myderrizi/profesori i tij Idriz efendiu e ka ndalur si asistent në medresenë e tij, ndërsa më vonë, pasi që bashkërisht e kanë hapur medresenë Sinanijje në Tetovë, ai ka qenë një prej myderrizëve të kësaj medreseje. Krahas kësaj ai ka shërbyer edhe si vaiz/ligjërues në fshatin Nerasht të Tetovës tre dekada me radhë.

Aqif efendiu në vitin 1953 është emëruar si myfti i Tetovës. Periudha kur ai u emërua si myfti ishte shumë e vështirë dhe me sfida të mëdha. Ishin vitet e presionit të madh ndaj fesë dhe fetarisë nga ana e pushtetit komunist dhe periudha e shpërnguljeve të mëdha të myslimanëve të hapësirave tona për në Turqi.

Aqif efendiu, maksimalisht, është përpjekur për ta penguar zbrazjen e trojeve tona dhe shpërnguljen e myslimanëve për në Turqi.

Gjithashtu është përpjekur me tërë forcën që kishte për organizimin sistematik të jetës fetare në rajonin e Tetovës. I ka motivuar familjet tetovare dhe të fshatrave përreth që ti dërgojnë fëmijët e tyre në medrese për t’u përgatitur profesionalisht në shkencat fetare. Pikërisht për këtë edhe e ka gjallëruar punën e medresesë Sinanije, prej ku edhe ka nxjerur dy gjenerata të hoxhallarëve.

 

Aqif efendiu ka qenë, gjithashtu, njëri prej personave kyç me të cilin janë konsultuar tetovarët në lidhje me shumë probleme fetare dhe jetësore. Ai, shpesh, ka qenë i vizituar edhe nga rinia shqiptare e cila ka studiuar asokohe.

Para demonstratave të vitit 1968, një grup i të rinjve shqiptarë, e kanë vizituar atë në shtëpinë e tij dhe janë konsultuar me të për mënyrën e veprimit të tyre.

Aqif efendiu ka qenë një ndër autoritetet kryesore fetare në periudhën pas luftës së dytë botërore. Një periudhë e ka udhëhequr edhe Mexhlisin e Ulemave në Republikën e Maqedonisë. Ai ka qenë njohës i mirë disiplinave fetare islame, por njëkohësisht edhe gojëtar i mire dhe si rrjedhojë e kësaj shpesh ka udhëtuar me obligime fetare në viset e ndryshme të ish Jugosllavisë.

Aqif efendiu ka ndëruar jetë në vitin 1969 dhe është varrosur në vendlindjen e tij në fshatin Përshefcë të Tetovës.

Zoti e miqësoftë me të mirët.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4670
Pse vonuan me mjekimin e 9-vjeçarit? Sqarohen nga Spitali i Tetovës
IMG_5393
Policia e Tetovës në aksion pas hajnave - Në pranga dy persona
IMG_4666
Ndërron jetë në moshë të hershme doktoresha e re shqiptare nga Presheva
IMG_4661
SPB Tetovë: Vajza plagos babanë e saj teksa ai ishte në gjumë
IMG_4660
Edhe Kasami kërkon dorëheqjen e Ali Ahmetit nga politika
IMG_4658
Mexhiti: Sllovenia një partner i fuqishëm drejt avancimit tonë në BE