Lajme

Nga Kim Mehmeti

Në Shqipëri më të shpeshta janë vrasjet se dasmat

Picture of Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Nga Kim Mehmeti

Ke përshtypjen se në Shqipëri askënd nuk e intereson e vërteta. Mbase pse ajo qëmoti ka vdekur dhe pse nëpër media, e kudo tjetër, atë e përhapin vetëm dy ‘kishat’ e gënjeshtrave: Selia e kryeministrisë dhe ajo e Bashkisë së Tiranës.

Shqipëria i ngjanë një vendi ku krimi e kontrollon shtetin, ku askujt më nuk i pengon hajdutëria, mbase pse të gjithë e kanë kuptuar se në këtë vend, në burg shkon skamnori që ka vjedhur një bukë për t’i ushqyer fëmijët, por jo edhe i pushtetshmi që nuk ia trazon ujin Kryeministrit të vendit.

Në Shqipëri më të shpeshta janë vrasjet se sa dasmat, sepse në këtë vend pakësohet numri i të rinjve të arsimuar e të edukuar, të atyre që i ‘aborton’ vendi ku kanë lindur e janë rritur, e ku shtohet numri i atyre që ndjehem mirë duke u rritur mes ‘kopshteve’ më ‘frytëdhënëse’ e më fitimprurëse – atyre të kanabisit.

Shqipëria u afrohet zgjedhjeve vendore, por atje pakësohet numri i atyre që pyesin se cila nga partitë politike do i fitojë ato dhe shtohen ata që pyesin: deri kur do pësojë humbje Shqipëria?!

Që do të thotë se shumica tani më e ka kuptuar se ‘Rilindja’ nuk mposhtet lehtë nëpërmjet votës, se ajo është ndërthurje e të këqijave të sotme që e asgjësojnë Shqipërinë dhe që nuk e lejojnë atë të bëhet shtet ku do ketë lajme të rrejshme e gënjeshtra, por jo aq sa e vërteta të varroset te Selia e PS-së dhe e Bashkisë së Tiranës, ku do ketë edhe vrasje, por jo më shumë se sa fejesa dhe kremte të bukurive jetësore, ku do ketë edhe hajdutë votash, por ku një votues nuk do kushtojë njëzet euro e një gjel deti qindra euro.

Po pra, Shqipëria gjithnjë e më shumë i ngjanë një salloni për pritje, ku të rinjtë presin trenin e ardhmërisë së tyre të lumtur. Trenin që do i çojë sa më larg vendit ku kanë lindur, sa më larg këtij shteti që është parajsë për politikanët dhe kriminalët, e ferrë për popullin e vet. Dhe ku shpesh ndodh që të dihet emri i të vrarit, por jo edhe i vrasësit. E që rëndom ndodh në vende ku dihet edhe emri i hajdutit, edhe i kriminelit dhe i të pushtetshmit që i mbron ata, por ku ligji vlen vetëm për skamnorin, e jo edhe për të pushtetshmin dhe kriminelin e pasur. (Kim Mehmeti)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8466
Skenë e papranueshme në Tiranë, bokseri serb del në ring me këngë anti-Kosovë
IMG_8352
Masar Omeragiq zyrtarisht kryetar i ri i FFM-së: Nga nesër fillojmë me punë intensive
IMG_8293
Sot zgjedhjet kryetari i ri i FFM-së
IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”

Më shumë nga kategoria

IMG_8197
Mbape: Luka Modriçi ka më shumë tituj se sa unë që kam vjetë!
IMG_7738
Lamine Yamal merr çmimin “Golden Boy”
IMG_7415
Cana flet për përleshjen me tifozin serb: Ma kishte kafshuar gishtin, gati sa nuk ma këputi
IMG_7143
Shorti, Shqipëria rigjen Anglinë dhe sfidon Serbinë pas 10 vitesh
erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_9009
Kërçovarët në Zvicër synojnë rekordin Guinness me burekun më të madh në botë
IMG_9006
Kosovari kapet duke vjedhur në një shtëpi në Shkup, arrestohet nga policia
IMG_8996
Pronari i “Ritron Copy” është arrestuar për tenderët për televizorë në Lotarinë Shtetërore
IMG_8989
Bexheti: Mbi 4,3 miliardë denarë janë paguar për fermerët në 6 muajt e fundit
IMG_8987
Një tjetër person është ndaluar në lidhje me rastin “Lotaria”
IMG_8977
OEMVP: Paga minimale të rritet në 500 euro dhe kontributet të ulen