“Komuna e Tetovës ndjen obligim moral që të sqarojë opinionin publik lidhur me lajmin e djeshëm të publikuar në TV 21 dhe që ka të bëjë me ndërprerjen e furnizimit me energji elektrike në SHFK “Naim Frasheri”.
E vërteta qëndron kështu:
Komuna e Tetovës ka pranuar dorëzimin e objektit të ri të shkollës në muajin shtator të vitit 2022. Megjithatë, faturat e pa paguara janë nga muaji shkurt i vitit 2021, e kjo ka qenë obligim i MASH.
Faturat e energjisë elektrike nuk janë adresuar në adresën e shkollës, por në adresën e MASH. As nga ana e shkollës, as nga ana e Komunës së Tetovës nuk kanë qenë në dijeni në lidhje me obligimin e pagesës së rrymës.
Pas ndërprerjes së furnizimit me energji, Komuna e Tetovës menjëherë reagoi ndaj MASH dhe morëm informacione për pagesën e rrymës nga ana e shkollës.
Që nga momenti i pranimit dhe dorezimit të objektit, ky obligim në vlerë prej 35 mijë denarëve u shlye menjëherë nga ana e shkollës dhe çertifikata e pagesës u dërgua tek MASH, që të informojë kompaninë për të rifituar lidhjen e furnizimit me energji elektrike kurse nga ana e MASH na është thënë se rryma do të leshohet brenda ditëve të ardhshme”, thuhet në reagimin e Komunës së Tetovës.