Ngrihen çmimet e vezëve dhe orizit, një vezë do...

Ngrihen çmimet e vezëve dhe orizit, një vezë do të kushtoj deri në 9,8 denarë

Autori

Autori

Portali Tetova

March 21, 2023, 07:03

Qeveria sot e fiksoi çmimin e vezëve dhe të orizit dhe e kufizoi eksportin e vezëve. Çmimet më të larta të orizit dhe vezëve do të mbeten në nivelin nga 15 i këtij muaji dhe do të vlejnë deri më datën 30 të muajit të ardhshëm. Me vendimin e Qeverisë së paku 70 për qind e prodhimit vendor të vezëve duhet të plasohet në tregun vendor, ndërsa tregtarët me pakicë janë të obliguar të vazhdojnë të furnizojnë sipas sasive të zakonshme që kanë furnizuar në janar dhe shkurt të këtij viti.

Kryeministri Dimitar Kovaçevski në konferencën për shtyp tha se gjatë periudhës së kaluar është përcaktuar rritje e konsiderueshme e çmimeve të orizit dhe vezëve, si rezultat i lëvizjeve lidhur me eksportin dhe importin e këtyre produkteve.

“Për këtë qëllim, ndërsa në vigjilje të festave të Pashkëve dhe Bajramit, me qëllim që të parandalohet një disbalancë eventuale në tregun vendor dhe mungesë e vezëve të pulës, prodhuesit, së paku 70 për qind të prodhimit vendor të vezëve do ta plasojnë në tregun vendor, ndërsa tregtarët me pakicë të vazhdojnë ta furnizojnë sasinë e zakonshme të vezëve që e kanë furnizuar në janar dhe shkurt 2023”, tha Kovaçevski në konferencën për shtyp pas seancës së Qeverisë.

Këto masa, tha nuk i marrim sipas dëshirave tona, por janë të bazuara në fakte të argumentuara dhe analiza, të cilat janë realizuar gjatë periudhës së kaluar.

 

Kovaçevski porositi se do të vazhdojnë t’i ndjekin ngjarjet në tregjet vendore dhe botërore dhe se në mënyrë përkatëse do të reagojnë me mekanizmat qeveritarë.

Qëllimi, potencoi, është të mos lejojmë disbalancë në tregun vendor, gjë që do të reflektohej edhe mbi buxhetin familjar të qytetarëve.

Fiksimi i çmimit të vezëve dhe orizit, përkujtoi kryeministri, është vazhdim i masave me të cilat u fiksuan çmimet e bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë, e një pjese të makaronave dhe një pjese të produkteve të qumështit. Edhe këto vendime, sikurse vendimi i sotëm, potencoi, janë marrë në bazë të analizave të bëra paraprake, ndërsa që janë në drejtim të mbrojtjes së interesave të qytetarëve dhe mbrojtjes së tregut vendor nga çregullime lidhur me ofertën dhe kërkesën.

Siç potencoi Kovaçevski, Qeveria vazhdon me trendin që t’u dalë në ndihmë nevojave të qytetarëve, me qëllim të përballjes sa më të lehtë me pasojat e krizës aktuale botërore ekonomike dhe energjetike. Do të veprojnë, paralajmëroi, në pajtim me nevojat dhe ineteresat e qytetarëve.

 

“Nuk do të lejojmë përfitim personal në kurriz të qytetarëve. Prandaj i sjellim të gjitha këto masa, që t’ua lehtësojmë qytetarëve dhe ta përmirësojmë cilësinë e jetesë së të gjithëve”, tha Kovaçevski.

Nga 16 marsi janë fiksuar çmimet e makaronave dhe produkteve të qumështit, ndërsa nga 28 shkurti është fiksuar çmimi i bukës. Atëherë u pezulluan edhe subvencionet për energji elektrike që i kanë fituar kompanitë e industrisë ushqimore.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA