Lajme

Nikolla Dimitrov do të këshillojë qeverinë e Albin Kurtit

Autori

Autori

Portali Tetova

April 14, 2023, 08:04

Ish-zëvendëskryeministri për Eurointegrime dhe Ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Dimitrov është i angazhuar në gjetjen e hapave të mira diplomatike për Kosovën si shtet dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore.

Përvoja e tij nga negociatat me Greqinë dhe mbi të gjitha në gjetjen e zgjidhjes së kontestit me fqinjin jugor dhe në formulimin e marrëdhënieve të ndërsjella me Marrëveshjen e Prespës, duket se eshtë përvojë e vlefshme për Prishtinën, duke marrë parasysh marrëdhëniet me Serbinë, bllokimin në pjesë e integrimeve ndërkombëtare të Kosovës nga ana e Beogradit, mosnjohja e shtetit edhe brenda vetë Bashkimit Evropian, që de facto ai proces është ende një sfidë në nivel botëror.

I pyetur nëse kjo do të thotë se ai është punësuar si këshilltar i kryeministrit të Kosovës, Nikola Dimitrov në një prononcim për MKD.mk thotë se është angazhuar si projekt joqeveritar.

“Jam i angazhuar nga Balkan Policy Research Group, një organizatë joqeveritare në Prishtinë, në një projekt që synon forcimin e stabilitetit dhe shtetësisë, si dhe të agjendës evropiane të Kosovës. Ndër të tjera kam ndihmuar edhe në liberalizimin e vizave për fqinjin tonë”, na tha Dimitrov.

 

Angazhimi i tij, siç thotë Dimitrov, është part-time dhe nuk do jetojë në Prishtinë.

I pyetur nga MKD.mk nëse ndoshta është konsultuar nga qeveria e Kosovës në kuadër të marrëveshjes së arritur në Ohër mes kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe nëse në atë marrëveshje ka ndonjë element këtu që mund të jetë marë nga Marrëveshja e Prespës në të cilën rolet kryesore luanin Dimitrov dhe shefi i atëhershëm i diplomacisë greke Nikos Kozias, ai ka dhënë një përgjigje mjaft të tërthortë, por diplomatike.

Në të njëjtën kohë, krijohet përshtypje se Dimitrov po paralajmëron Prishtinën, por edhe BE-në, nën ombrellën e së cilës ishte takimi i fundit i nivelit të lartë Kosovë-Serbi në Ohër, se “premtimet pritet të realizohen”.

Në këtë drejtim Dimitrov thotë se Maqedonia e Veriut ka plotësuar obligimet e mara duke ndryshuar emrin, por BE “nuk ka mbajtur premtimin” dhe kjo i dekurajon liderët ballkanik.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2770
Motër e vëlla nga Dobroshti i Tetovës mbulohen me medalje në Kampionatin Botëror të Kickbox-it në Rüsselsheim të Gjermanisë
IMG_2727
Armand Duka flet për Kosovën: Kanë një ekip të fortë, do e merrja Zhegrovën te Shqipëria!
IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd

Më shumë nga kategoria

IMG_2490
“Bashi” Rexhep Hajdari mbetet i pamposhtur!
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2485
10 vite nga paraqitja e dronit në stadiumin në Beograd
IMG_2425
Maqedonia fiton Armeninë dhe siguron vendin e parë në grup
IMG_2913
”Do japim energjinë dhe gjithë shpirtin”, Gixhari e Zeka drejt Prishtinës për Big Brother VIP
IMG_2911
Ronaldo e Mesi, udhëheqin listën e futbollistëve më të paguar në botë
IMG_2908
Detaje nga aksioni policor në Tetovë – arrestohen 14 persona, kanë organizuar prostitucion dhe shitje të lëndëve narkotike
IMG_2905
Policia në kërkim të Stresit, reperi: Jam në këtë vend!
IMG_2904
Vazhdon bojkoti i mësimit në Moranë, qindra nxënës janë jashtë bankave shkollore
IMG_2901
Dosja e Prokurorisë: I akuzuari i dha Afrim Muçiqit borxh me fajde në shumën 70 mijë euro

DIASPORA