Ekonomi

“Karteli i furrave të Shkupit” Bektesi beson se 4-5 kompani e përcaktojnë çmimin e bukës

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Gjykata e Apelit nga Manastiri e konfirmoi aktvendimin e shkallës së parë me të cilin i është ndarë dëmshpërblim në të holla një banoreje të Manastirit e cila është sulmuar dhe kafshuar nga një mace endacake. Ngjarja ka ndodhur në natën e Vitit të Ri në vitin 2021 derisa gruaja ka hedhur mbeturina në kontejner në rrugën “Tosho Daskallo”.

Avokati i të lënduarës Marjan Petrovski, i cili arriti ta fitojë procesin gjyqësor, për sdk.mk thotë se klientja e tij është sulmuar befasisht dhe disa herë nga një mace e madhe, me ç’rast i janë shkaktuar lëndime – i është shkëputur lëkura dhe mishi në një pjesë të dorës, ndërsa është kafshuar edhe në këmbë. Lëndimet janë konfirmuar me dokumentacion mjekësore dhe fotodokumentacion, ndëras janë përpiluar edhe rezultat i ekspertëve dhe mendim nga ekspert, specialist i mjekësisë gjyqësore, njofton Portalb.

“Edhe pse në shikim të parë dukej si rast i thjeshtë dhe naiv, pashë se bëhet fjalë për një rast të jashtëzakonshëm dhe specifik, në të cilin lëndimet që i janë shkaktuar të dëmtuarës aspak nuk ishin naive. Pas analizës së kryer të hollësishme të kornizës juridike e cila e rregullon këtë materie, ndërsa duke i pasur parasysh dispozitat nga Vendimi për rend komunal i sjellë nga Komuna e Manastirit në korrelacion me ligjet për veprimtari komunale, vetëqeverisje lokale dhe për marrëdhënie obligative, konfirmova se në tërësi nuk është kryer detyrimi lidhur me kapjen e kafshëve endacake, pas çka e dorëzuam padinë për lëndën, me të cilën i paditëm komunën dhe Ndërmarrjen publike ‘Komunalec’”, thotë avokati Petrovski.

Gjykata Themelore, ndërsa pastaj edhe ajo e Apelit nga Manastiri konfirmuan se kompetentët jo vetëm që nuk i kanë kryer detyrimet e tyre lidhur me kafshët endacake, por edhe përgjegjësi dhe të dëmtuarës i kanë shqiptuar kompensim të dëmit jomaterial prej 50.000 denarë.

Ky është rasti i parë gjyqësor për sulm nga një mace rruge në Maqedoni. Sipas rregullativës ligjore, në atë periudhë, përveç për qen endacak, mund të parashtroheshin padi edhe për mace. Pas kësaj padie, në tetor të vitit 2022, Komuna e Manastirit ka bërë ndryshime në Vendimin për rend komunal, në të cilin ishte paraparë kapje, përkujdesje dhe sterilizim të qenve dhe maceve endacake. Nga Vendimi është fshirë pjesa “edhe mace”.

Manastiri një kohë më të gjatë po përballet me problemin me kafshë endacake. Vetëm për vitin 2022 Komuna ka paguar dëmshpërblim prej 47.000 euro qytetarëve të kafshuar nga qen endacak. Në vijim është përgatitja e strehimores, ndërsa komuna kërkoi edhe ndihmë financiare nga Qeveria që ta realizojë planin.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

erjon-morina
U lëndua rëndë në fushën e futbollit, ndërron jetë futbollisti kosovar Erjon Morina
IMG_6867
Arbitri shpërtheu në lot pas ndeshjes Lajpcig-Aston Villa
IMG_6863
Liga e Kampionëve vjen sot me nëntë ndeshje interesante – vëmendja në Dortmund dhe Torino
IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit

Më shumë nga kategoria

IMG_6774
Themelimi i Akademisë së Futbollit nga Klubi Beshiktash BJK në Gostivar
IMG_6742
Kupa: Struga Trim Lum sfidon Gostivarin, Shkëndija përball Detonitit
IMG_6557
Masar Omeragiq do të jetë kryetari i shtatë i FFM-së, i treti me karrierë të suksesshme futbollistike
IMG_4268
Shkëndija mund FC Shkupin në festën e madhe të “Ballistëve” dhe “Shvercerëve” në Tetovë
IMG_4197
Festa e 28 Nëntorit bashkon tifo grupet “Ballistët” dhe “Shvercerët” në Tetovë
IMG_4045
Festat e Nëntorit bashkojnë “Ballistët” dhe “Shvercerat” në Tetovë
IMG_7077
Me sharrë motorike kishte kërcënuar gruan e tij, ngritet kallëzim penal ndaj 63-vjeçarit nga Gostivari
IMG_7074
IMG_7071
Publikohen Çmimet e Biletave të Skijimit për Sezonin 2024/25 në Ski Center "Kodra e Diellit"
IMG_7066
MPB po kryen bastisje në zyrat e Këshillit Gjyqësor
IMG_7065
Vendimi i kushtetueses, Siljanovska: Nuk e kuptoj qasjen e gjykatësve shqiptar
IMG_7060
“Shumë ka qenë si person arrogant” – Ja çfarë thonë qytetarët për Artan Grubin