Nuk lëshojnë pe – VLEN-i dhe Fronti Evropian vazhdojnë përplasjet për ditën dhe vendin e tubimit përmbyllës

Autori

Autori

Portali Tetova

May 2, 2024, 01:05

VLEN pretendon se e drejta e tubimit në Sheshin Iliria në Tetovë më 6 maj u takon atyre.

Kryetari i Tetovës, Bilall Kasami tha se nga Koalicioni VLEN është njoftuar më 11 prill, ndërsa nga Fronti Evropian një ditë më vonë, shkruan Alsat.

Ai tha se në bazë të kërkesës së arritur në komunë është njoftuar edhe Sektori për Punë të Brendshme.

“Në bazë të parimit i pari që e kërkon i pari e fiton pra komuna ka pasur obligim t’i jep përgjigje koalicionit VLEN dhe ta informon Frontin Evropian se në atë kohë sheshi është i zënë. Neve kemi vepruar në bazë të procedurave. Policia nuk është ajo e cila vendos kush dhe ku do të organizon tubimet. Ne jemi shtet demokratik dhe Evropian në të cilin ligjet duhet të vlejnë për të gjithë njëjtë”, tha Bilall Kasami, Koalicioni VLEN.

Por Fronti Evropian thotë se VLEN duhet të tërhiqet nga sheshi Iliria.

Arbër Ademi thotë se kërkesa e opozitës shqiptare është dorëzuar 10 ditë me vonesë.

Ademi thotë se për tubimin e Frontit kanë marrë lejen e policisë.

“Ne apelojmë deri tek opozita shqiptare që ta rishqyrtojnë vendimin e tyre. Le të përcaktohen për një vend tjetër apo ditë tjetër. Le të kontribuojmë të gjithë së bashku për të pasur zgjedhje të lira dhe demokratike sipas standardeve demokratike ku edhe ne edhe ata do të kemi mundësinë për të shpalosur përcaktimet programore para qytetarëve me një tubim të këtij lloji”, ka thënë dje Arbër Ademi, Fronti Evropian.

Ministria e Brendshme ka njoftuar se më 12 prill në adresën e tyre kërkesa ka arritur nga Fronti Evropian, ndërsa më 22 prill nga koalicioni VLEN. Policia ka tentuat të organizon takim koordinues me qëllim shmangien e konflikteve dhe prishjes së rendit e qetësisë publike, por nuk ka arritur që palët t’i ulë në tryezë diskutimi. Ligji për tubime publike nuk obligon leje nga policia por thjesht njoftim për aktivitetet që do të ndërmerr subjekti.

“Në interes të sigurisë, organizatori i tubimit mund ta njofton MPB-në për mbajtjen e tubimit dhe masat që ka ndërmarrë për mbajtjen e tubimit. Njoftimi i tillë dërgohet në njësinë rajonale të MPB-së të paktën 48 orë përpara mbajtjes së tubimit”, thuhet në ligjin për tubimet publike, Neni 3.

Më 6 maj partitë politike mbajnë tubimet përmbyllëse për zgjedhjet parlamentare të cilat do të zhvillohen më 8 maj. / Alsat.mk

Mos e humb

IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit

Më shumë nga kategoria

IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_8882
Tetovë, bashkëmoshatarët hedhin një të mitur nga lartësia
IMG_8880
VLEN: Paniku është i kuptueshëm, por keqpërdorimi i funksionit dhe presioni ndaj gjykatës e patolerushme!
IMG_8876
Kumanovari Xhulian Shabani fiton çmimin e parë për realizimin e klipit të Luiz Ejllit!
IMG_8874
Mexhiti: Po negociojmë me katër deputetë të Frontit Europian për të kaluar në anën e VLEN-it
IMG_8873
Xhevat Limani: Në Amerikë pashë hartën… Këto shtete nuk do të ekzistojnë në vitin 2034
IMG_8872
Bujar Osmani: Nëse nuk respektohet vullneti i shqiptarëve, atëherë kthehemi në situatën zero

DIASPORA