Osmani komenton takimin Kurti-Vuçiq dhe modelet për Asociacionin – tregon cili është më i miri

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Data e takimit mes Kryeministrit, Albin Kurti dhe presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, po afrohet. Më 18 mars Kurti dhe Vuçiqi do të takohen në Ohër të Maqedonisë Veriore. Ndërkaq, për këtë takim si dhe për modelet e propozuar nga Lajçaku për Asociacionin ka folur edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Presidentja Vjosa Osmani, ka treguar se nuk pret shumë nga ana e Serbisë në takimin më 18 mars teska shpreson në komunitetin ndërkombëtarë, pasi sipas saj, Vuçiq nuk ka ndryshuar dhe “nuk e ka ndërmend të ndryshojë”.

“Pritjet tona janë që natyrisht ky do të jetë një takim ku Kosova do të angazhohet më shumë, ku do të jap komentet e veta, propozimet e veta, gjithsecila prej tyre kontribuon për paqen në rajon.” – tha ajo, në një prononcim për medie, pas edicionit të dhjetë të Javës së Gruas.

“Këto pritje janë pritje që varen nga ne. Unë nuk mund të tregoj se si mund të sillet Serbia sepse deri sot ata nuk kanë dhënë ndonjë një kontribut, qoftë për arritje të marrëveshjes, qoftë për stabilitet e paqe në rajon. Presidenti Serb jep sinjale që ata nuk ka ndryshuar dhe nuk e kanë ndërmend të ndryshojnë, kontributi i tyre i vetëm në proces ka qenë obstruksioni dhe kjo nuk është as gjë e re, kjo ka ngjarë në këto 12 vite të dialogut.” – ka thënë ajo në për media të martën pas fillimit të Javës së Gruas në Prishtinë.

Më tej, presidentja Osmani ka komentuar edhe marrëveshjet e kaluara që nuk janë zbatuar nga Serbia.

Osmani gjithashtu ka pranuar se nëse ka marrëveshje më 18 mars, atëherë sipas saj, mund të hapet rruga drejtë njohjës reciproke. Osmani tha se gjysma e marrëveshjeve nuk janë zbatuar nga ana e Serbisë.

“Deri tani më shumë se gjysma e marrëveshje nuk janë duke u zbatuar nga ana e Serbisë. Nuk kemi pritje të mëdha nga ana e Serbisë, shpresa ime është që komuniteti ndërkombëtar do të fokusohet me një presion në raport me Serbinë në mënyrë që të bindet Serbia që data 18 mars në Ohër është një momentum i rëndësishëm në procesin e dialogut, që do të zgjidhen shumë çështje të cilat pastaj e hapin rrugën drejt njohjes reciproke.” – ka thënë Osmani.

15 modelet e Asociacionit

Presidentja Vjosa Osmani gjithashtu komentoi deklarimet e emisarit të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi për 15 modelet që ka prenzauar për zbatimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Osmani ka thënë se kanë analizuar të gjithë 15 propozimet dhe se këto modele s’kanë të bëjën me asociaicone.

Ajo ka thënë se modeli më i mirë është “atë që ka aktualisht Kosova”.

“Sa i përket modeleve evropiane që janë prezantuar, të 15-at s’kanë të bëjnë me asociacione. Janë modele të drejtash për pakicat. Në disa jepen më shumë të drejta, e në disa më pak sesa që tashmë u jep Kosova komuniteteve joshumicë. I kemi analizuar të gjitha dhe ka elemente që mund të merren prej secilës prej tyre, por do të thosha që modeli më i mirë, shumë më i mirë se të gjitha ato 15, është ai që ka aktualisht Kosova. Jemi për të diskutuar elemente të tilla, në mënyrë që në Kosovë të kemi gjithëpërfshirje, diversitet e multietniciteti të jetë vlera jonë kushtetuese”, ka thënë Osmani.

Kurti për modelet e Asociacionit

Në anë tjetër, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të hënën ka thënë se po i trajtojnë 15 modelet për asociacion të prezantuara nga Lajçaku.

Ai ka thënë se po i shohin të gjithë për të parë se cili nga ta është më i favroshmi.

“Modelet të cilat janë prezantuar nga emisari evropian Lajçak janë solucione të ndryshme të pakicave kombëtare në vendet e Bashkimit Evropian, janë pesëmbëdhjetë sosh gjithsej të cilat janë të mirënjohura. Unë s’po përmendi të mos i rrezikoj apo harroj një pjesë, por në vendet e BE-së dihet se përveç popullsisë shumicë ka edhe pakica. Janë përmendur 15 raste të tilla, disa janë më rishtazi, disa më të hershme edhe para se të ekzistojë Bashkimi Evropian. Unë besoj se ato janë modele nga të cilat ne mund të marrim elemente në mënyrë që jo vetëm të drejtat e njeriut, por edhe të pakicave kombëtare të jenë në nivelin e duhur në vendin tonë… Ato po trajtohen nga këshilltarët e mi, nga disa prej ministrave në mënyrë që të shohim se çka është më e favorshme. Natyrisht, kushtetutshmëria, ligjshmëria, barazia, funksionimi i shtetit janë diçka që ne nuk bëjmë asnjëherë kompromis.” – ka thënë Kurti.

Lajçak për Asociacionin

Ndërkohë, i dërguari i posaçëm i BE-së për dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak ka thënë se “nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje”.

Ai për mediumin publik serb RTS, ka thënë se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të formohet dhe nëse nuk formohet sipas tij nk do të ketë marrëveshje.

Lajçak ka përsëritur disa herë se Asociacioni duhet të formohet dhe ka theksuar se nëse nuk ka Asociacion, nuk ka marrëveshje, transmeton RTS.

Ndryshe, Kurti dhe Vuçiq do të takohen më 18 mars në Ohër dhe se temë diskutimi do të jetë propozimi i BE-së dhe ankesi i zbatimit të marrëveshjes.

Mos e humb

IMG_9189
Milevski publikoi listën për ndeshjet kundër Kroacisë dhe Çekisë
IMG_8753
Tri ditë nga meçi spektakolar mes Furyt dhe Usyk, sa para do të fitojnë të shtunën?
aaaa
Tetova shpall kampionin – Shkëndija apo Struga Trim Lum?!
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Më shumë nga kategoria

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
prizren-tetove
Tuneli Tetovë-Prizren e pret përbërjen e re të Kuvendit
sokratis-famelos
Famelos: Ratifikimi i memorandumeve do ta avanconte bashkëpunimin me RMV-në
Rainy weather in North Macedonia
Çfarë moti na pret në fundjavë? Bëhuni gati për reshje shiu
IMG_9270
Qentë endacakë kanë kafshuar tre persona në Shkup
angelov-368169 (1)
Angelov: “Lufta e vitit 2001 e panevojshme, shqiptarët do t’i kishin realizuar të drejtat e tyre – kam pirë kafe me veteranët e UÇK-së”
Ali-Ahmeti
Ahmeti: Sakrifica e familjes Zymberi i tregoi shqiptarëve por edhe mbarë botës, se liria dhe nderi mbrohet që nga plaku e deri tek fëmija në djep

DIASPORA