Lajme

Padi kundër prodhuesve të vaksinave të Covid-19 për dëme të shkaktuara

April 14, 2023, 08:04

Gati 200 padi janë ngritur në Gjermani kundër prodhuesve të vaksinave, për dëme të supozuara nga vaksinat. Paditësit pohojnë se janë dëmtuar dhe kanë pasoja nga vaksinimi.

Në të gjithë Gjermaninë, sipas avokatëve, janë ngritur të paktën 185 padi civile për shkak të dyshimeve për dëme nga vaksinimi kundër virusit korona. Dy zyra ligjore në Düsseldorf dhe Wiesbaden, sipas deklaratave të tyre, përfaqësojnë 135 dhe 50 nga këto raste.

Janë ngritur padi kundër katër prodhuesve kryesorë të vaksinave kundër virusit korona: BioNTech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson.

Gjyqi i parë pritet të nisë më 28 prill në Gjykatën e Frankfurtit. Prodhuesi i vaksinave BioNTech nga qyteti Mainz do të jetë në bankën e të akuzuarve.

Paditësja është një grua që pretendon se ka pësuar dëmtime në zemër si pasojë e vaksinimit kundër Covid-19. Gruaja, e cila, sipas avokatit të saj, është vetë profesioniste e mjekësisë, dëshiron të mbetet anonime. Çdo kërkesë do të trajtohet individualisht ose do të ketë ndonjë marrëveshje jashtë gjyqit.

 

Problemi kryesor – lidhja midis vaksinimit dhe dëmtimit

Sipas mendimit të avokatëve dhe mjekëve, kjo çështje do të vendoset përfundimisht nga ekspertët. Firma ligjore nga Düseldorfi, siç u tha, ka pasur rreth 3000 kërkesa për padi. Këto kërkesa kanë rezultuar me 135 padi, sepse jo të gjithë kanë pasur dëshmi të mjaftueshme për hapjen e rasteve.

Ndërsa zyra ligjore nga Wiesbaden thotë se kanë pasur 850 persona që kanë kërkuar hapjen e rasteve, nga këto kanë bërë 50 padi. Edhe kjo zyrë ka hedhur poshtë qindra kërkesa, për të cilat mendohet se janë të pabaza. Sipas njohësve të kësaj fushe, këto dy zyra të avokatëve përfaqësojnë shumicën e rasteve të ngjashme.

Një çështje kyçe në të gjitha këto padi është çështja e shkakut të dëmeve shëndetësore dhe dëshmisë, nëse këto dëme kanë lidhje me vaksinat.

Në parim, të njëjtat rregulla përgjegjësie zbatohen për vaksinat kundër virusit korona sikundër edhe për ilaçet e tjera, sipas Ligjit të Barnave ose Ligjit të Përgjegjësisë ndaj Produkteve.

Prodhuesi mund të mbahet përgjegjës nëse ka ndonjë gabim në prodhim. Por nëse ka pasur një gabim në administrimin e ilaçit, atëherë përgjegjësia është e personit që ka kryer vaksinimin.

Avokati i Düsseldorfit, Tobias Ulbrich pret një “betejë të ekspertëve të fushës juridike” – ku duhet të dëshmohet se ku qëndron problemi, kuptohet nëse gjykatat nuk marrin menjëherë ndonjë “gjykim që do të frikësonte” paditësit e tjerë për të ndjekur këto çështje, tha ai për agjencinë e lajmeve dpa.

 

BioNTech: Çdo rast duhet të trajtohet me kujdes

Kompania BioNTech thekson se “deri më tani, në asnjë nga rastet e ekzaminuara nga BioNTech nuk është provuar një lidhje shkakësore midis dëmtimit të përshkruar shëndetësor dhe vaksinimit”.

“Ne e marrim përgjegjësinë tonë si prodhues vaksinash shumë seriozisht”, tha zëdhënësja e kompanisë.

BioNTech, siç shpjegoi ajo, po trajton me kujdes çdo rast në të cilin janë ngritur padi kundër kësaj kompanie. Megjithatë, është parakusht që avokatët të dorëzojnë dokumente të mjaftueshme për të dëshmuar këtë ndërlidhje.

“Kur vlerësojmë një rast, ne mund të mbështetemi vetëm në faktet mjekësore për të gjykuar nëse ka apo jo një lidhje shkakësore. Fatkeqësisht, këtu shpesh mungojnë dokumentet.”

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1810
Sonte mësohen dy gjysmëfinalistët e parë të Ligës së Kampionëve
IMG_2184
Suarez kafshon sërish – por këtë herë shokun e skuadrës
Sharri-Reagim
Reagim nga KF Sharri Gllogjë: Turp dhe skandal nga referat dhe delegati në ndeshjen BESA-K.F Sharri
IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija

Më shumë nga kategoria

IMG_1814
Struga fiton gjysmëfinalen e parë ndaj Shkëndijës
IMG_1571
Besa e fiton Gostivarin, triumfon edhe Shkëndija
IMG_1201
FIFA publikon renditjen e re, Maqedonia pa përparim
IMG_0906
Fitojnë Shkëndija dhe Voska, Struga barazon me Shkupin
IMG_0376
Referi sulmohet fizikisht në një ndeshje futbolli në Stadiumin e Tetovës
IMG_2590
Durmishi: Ligj i ri për punësimin sezonal – më shumë mundësi për studentët dhe lehtësime për bizneset
123b23a184fceb1135fc56b604602fb1
Durmishi: Kjo Qeveri ka rritur pagat aty ku preket qytetari – në arsim, shëndetësi…
Halil-Snopce
Snopçe: S’ka vendim për grupin parlamentar të VLEN-it, ende veprojmë bashkë
IMG_2569
Motiçikleta del nga rruga në mes fshatrave Kopanica dhe Bojanë, shoferi vdes në vend, pasagjeri lëndohet rëndë
IMG_7459
Adnan Azizi i kundërpërgjigjet Ali Ahmetit: 20 vite në pushtet, Zajazi i tij pa kanalizim
IMG_2563
Arrestohet Dardan Molliqaj