Pesëdhjetë e tre vjeçari M.Z. nga Brodeci i Tetovës, dje (01-shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 14.00 në rrugën ,,Ivo Lola Rivar” në Tetovë, është kafshuar nga një qen endacak.
Poashtu dje (01-shkurt) në ora 18.00, V.A.(53) nga Tetova në SPB Tetovë ka raportuar se në rrugën ,,Todor Ciposki-Merxhan” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.
Në ndërkohë dyzet e gjashtë vjeçari S.J. nga Tetova dje (01- shkurt) në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 20.00 në rrugën ,,Ivo Lola-Ribar” në Tetovë është kafshuar nga një qen endacak.