Personeli mjekësor dëshmoi për zjarrin modular ...

Personeli mjekësor dëshmoi për zjarrin modular në spitalin e Tetovës

Autori

Autori

Portali Tetova

February 16, 2023, 02:02

Në seancën gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetovë sot dëshmoi personeli mjeksorë. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët. Seanca e radhës është caktuar më 2 mars.

Seanca gjyqësore për zjarrin në spitalin modular në Tetova ka vazhduar mes dëshmitarëve. Gjatë seancës kryesisht kishte pyetje se a kishte aparate për shuarjen e zjarrit dhe a lejohej hyrja e personave tjerë që shoqëronin pacientët.

Gjatë seancës, eksperti Robin Boshkovski që ka kryer hetimin mbi shkaqet e zjarrit, përsëriti se zjarri është pasojë e kabllos vazhduese ku ishte i vendosur aparati për oksigjen.

Infermierja Biljana Gjorgjievska, e cila ishte sot në seancë në cilësinë e dëshmitarit, tha se në dhomën e pritjes ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit dhe se, ka pasur tabelë të vendosur ku shkruhej ndalohet hyrja për të papunësuar.

 

Biljana Gjorgjevska , motër medicinale,

“Në natën kritike kam qenë në dhomën numër 3, ku edhe shpërthyer zjarri. Në atë dhoma ka qenë një pacient në gjendje të rëndë. Ora 19:00 kam ardhur në ndërrim, dhe kemi bërë ndarjen e terapisë. Në dhomën 3 kishim një pacient dhe pash zjarr që përhapej shumë shpejt.

Dy mjekët dhe dy motra medicinale.

Kishte një shoqërues për pacienten dhe si shoqërues ishte babai i saj. Nuk ka pasur shoqërues tjerë. Dera ishte e mbyllur prej brenda. Nuk kam lëshuar asnjëherë pacient të hyjë brenda. Ka pasur aparate për shuarjen e zjarrit në dhomën e pritjes”.

Seanca e radhës mbahet më 2 mars. .

Të akuzuarit për këtë rast janë ish-drejtori i Spitalit të Tetovës, Florin Besimi, ish-drejtori ekonomik i Spitalit të Tetovës, Artan Etemi, përgjegjësi i qendrës për Kovid- Boban Vuçevski dhe Spitali i Tetovës si person juridik.

Të akuzuarit në fillim të seancën theksuan se e kuptojnë akuzën, por nuk ndjehen fajtorë për veprën penale me të cilën ngarkohen.

Si pasojë e përfshirjes nga zjarri të spitalit modular në Tetovë, që ndodhi më 8 shtator të vitit 2021, humbën jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. /KlanMacedonia/

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
haland
Haaland: I thashë Guardiolas të mos më largoj nga loja
laporta
Laporta mes lotësh pas akuzave për korrupsion ndaj Barçës
guardiola
Guardiola: Nuk jam trajneri i Realit që të premtoj Champions
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA