Prej sot mund të aplikojn për racion të subvenc...

Prej sot mund të aplikojn për racion të subvencionuar ata studentë të cilët deri më tani nuk e kanë realizuar këtë të drejtë

Autori

Autori

Portali Tetova

March 23, 2023, 10:03

Ministria e Arsimit dhe e Shkencës informon se deri më 26 mars, përsëri është e mundshme për të aplikuar për realizimin e së drejtës të racionit të subvencionuar për student për ata që i plotësojnë kushtet në pajtim me Ligjin për Racionin e Subvencionuar për student, por që nuk kanë arritur të paraqiten dhe/ ose ta realizojnë këtë të drejtë deri tani.

Aplikimi për racion të subvencionuar të studentëve është i digjitalizuar, përkatësisht zbatohet ekskluzivisht në mënyrë elektronike përmes portalit https://e-uslugi.mon.gov.mk/ dhe shumë thjesht, duke i bashkangjitur vetëm dy dokumente – fletëparaqitjen dhe deklaratën për saktësinë e të dhënave dhe shënohen të dhënat e llogarisë personale të transaksionit.

Racioni i subvencionuar i studentëve është zgjidhje sistematike e rregulluar me ligj, me të cilën të rinjve ndjeshëm iu lehtësohet jeta gjatë studimeve, përkatësisht marrin 2400 denarë për 9 muaj të vitit, mjete të dedikuara për blerjen e racioneve të shëndetshme.

 

Të drejtë për këtë mbështetje financiare kanë të gjithë studentët e rregullt të regjistruar në studimet deridiplomike në institucionet e arsimit të lartë shtetëror dhe privat, të cilët janë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të cilët nuk janë në marrëdhënie pune të rregullt, nuk janë të regjistruar si fermerë individualë dhe nuk kanë të ardhura mujore pas çfarëdo lloj baze më të madhe se paga minimale.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
hoxha-kryqi
Hoxha nga Tetova me porosi: Hiqeni sa me shpejt Kryqin prej 15 metrave në Kodrën e Diellit, se ndryshe…!

DIASPORA