Lajme

Prokuroria dhe MPB: Arratisja e Memetit ka qenë e planifikuar me policët

Autori

Autori

Portali Tetova

January 14, 2023, 04:01

Njësiti për korrupsion në sektorin e hetimeve kriminalistike në Ministrinë e Brendshme i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit kallëzim penal kundër katër personave policë të búrgut, komandant dhe mbikëqyrës, të punësuar të INP Idrizovë edhe atë: S.D. (50). T.A. (34), I.A. (49) dhe T.P. (47) për kryerjen e veprës penale “Lirim i kundërligjshëm i një personit të privuar nga liria”.

Siç thuhet në njoftimin e MPB-së, ata më 12 janar 2023, në kundërshtim me ligjin, kanë liruar Bekim Memetin, i cili është i dënuar për veprën penale vrásje, i cili u është besuar që ta ruajnë dhe e kanë ndihmuar që të arratiset.

“Më 12.01.2023, rreth orës 22:50, i dënuari B.M, në mënyrë të planifikuar dhe me marrëveshje me policët e búrgut dhe persona nga jashtë, është lënduar duke shkaktuar plagë në pëllëmbën e majtë, pas çka është dërguar në infermierinë e búrgut, prej ku është dhënë rekomandim që B.M. të dërgohet në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” – qendra urgjente, me qëllim shërimi i lëndimit. Për ngjarjen ka qenë i njoftuar komandanti kujdestar i ndërrimit, S.D., i cili ka urdhëruar që të përgatitet urdhër për shoqërimin e të búrgosurit nga INP Idrizovë në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” nga ana e policëve T.A., I.A., T.P. dhe I.H”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Nga atje thonë se, të dyshuarit me vetëdije dhe me qëllim i kanë mundësuar të búrgosurit që të arratiset, e kanë ulur në rendin e mesëm të autmojetit zyrtare dhe jo në pjesën e posaçme të automjetit të paraparë për këtë, sipas procedurave standarde operative për shoqërim të të búrgosurve.

“Veprat e theksuara të kundërligjshme janë kryer pasi automjeti zyrtar i búrgut është ndesh dhe i është penguar lëvizja nga ana e automjetit tjetër “audi” dhe më pas personat zyrtar të autorizuar për shoqërim – policët e búrgut nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim në lidhje me ndalimin e tyre të dhunshëm, ndërsa personi i búrgosur pas ngjarjes ka hypur në autmojetin “audi” dhe është larguar nga vendi i ngjarjes”, kanë bërë të ditur nga MPB.

Me detaje në lidhje me arratisjen e të búrgosurit Bekim Memeti, ka dalë edhe Prokuroria Themelore Publike për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit.

I búrgosuri i cili ka qenë në “ndërrim” në infermierinë në búrgun më të madh në vend i ka dhënë shërbim mjekësor Memetin. Meqë nuk ka pasur mjek, i búrgosuri i ka dhënë rekomandim të búrgosurit Memeti që të dërgohet në Qendrën Urgjente. Të punësuarit në búrg, nuk kanë shfrytëzuar mundësinë që të veprojnë ndryshe.

“Nuk ka kërkuar intervenim mjekësor nga ndihma e shpejtë, që të konstatohet nëse lëndimet mund të sanohen në vend ngjarje”, thuhet në kumtesën e PTHP për NKOK.

Gjatë dërgimit të të búrgosurit në Qendrën Klinike nuk është kërkuar asistencë nga MPB.

“Edhe pse procedurat thonë se, nëse i búrgosuri duhet të trajtohet në institut shëndetësor, shërbimi i búrgut duhet të kërkojë asistencë nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe automjeti për shoqërimin e të búrgosurit të shoqërohet nga patrulla policore, ata nuk kanë bërë atë që paraprakisht ka qenë rast kur i búrgosuri i njëjtë është dërguar në institutin e caktuar shëndetësor”, thonë nga prokuroria.

Prokuroria ka kërkuar që për tre të dyshuarit të caktohet masa e parabúrgimit, ndërsa për të dyshuarin e katërt t’i merret pasaporti. Propozimi i prokurorisë është pranuar.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA