Pse rrufetë i godasin njerëzit dhe si të shmang...

Pse rrufetë i godasin njerëzit dhe si të shmangen ato

Autori

Autori

Portali Tetova

June 6, 2023, 11:06

Rrufetë janë shkarkime atmosferike të energjisë elektrike, që shoqërohen me bubullime. Shpejtësia e tyre është e madhe dhe temperatura e një rrufeje të zakonshme shkon deri në 30.000 gradë Celsius. Ato shkaktojnë dëme dhe zakonisht ndodhin në objekte të gjata, apo në fusha të hapura.

Rrufetë i godasin edhe njerëzit dhe kanë potencial vdekjeprurës.

Çka thotë shkenca?

Nëse personi gjendet në fushë të hapur, i pambrojtur apo edhe pranë objekteve të mëdha, rrufeja mund ta godasë dhe nëse nuk intervenohet menjëherë, rreziku është i madh. Goditjet e drejtpërdrejta nuk janë shumë të zakonshme, por kur ato ndodhin, një pjesë e energjisë lëviz në trup përgjatë dhe mbi sipërfaqes së lëkurës. Ndërsa, një pjesë e konsiderueshme e energjisë futet në trup, zakonisht nëpërmjet sistemit kardiovaskular ose nervor, shkruan “Weather”.

Nxehtësia e prodhuar kur rrufeja lëviz mbi lëkurë mund të shkaktojë djegie, por kur rryma lëviz nëpër trup, shqetësimi rritet. Nëse aftësia për të mbijetuar goditjet e rrufesë lidhet me kujdesin e mëhershëm mjekësor, sasia e rrymës që lëviz nëpër trup është gjithashtu një faktor.

Një “minigoditje” nga rrufeja konsiderohet e tillë kur goditja ndodh pranë personit që po qëndron në fushë, por nuk e ka “cak” direkt atë. Energjia do ta përfshijë edhe atë, por jo në masë të madhe.

Energjia “udhëton” nga goditja brenda dhe përgjatë sipërfaqes së tokës. Kjo njihet si rryma e tokës dhe kushdo që gjendet në ambient të jashtëm kur ka goditje rrufesh, mund të jetë potencialisht viktimë e rrymës së tokës.

Metalet nuk e tërheqin rrufenë, por sigurojnë një shteg që rrufeja ta ndjekë atë. Shumica e viktimave nga rrufetë e brendshme ndodhin nga përcjellja që i bëhet energjisë. Rekomandohet që kur ka shkarkime rrufesh, të hiqen nga rryma kabllot elektrike, ose të ndërpriten rubinetat e ujit, të ndalen dushet, telefonat me kabllo dhe të mbyllen dritaret e dyert, pasi mund të jenë përçues të fortë të rrufeve./KOHA/

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA