Maqedoni

Punonjësit e Postës së Maqedonisë punojnë në kushte çnjerëzore – Tavani me material kancerogjen!

Autori

Autori

Portali Tetova

October 29, 2024, 03:10

Ky grumbull me letra i pret punëtorët e Qendrës Logjistike të postës në Shkup, të cilët prej mëngjesit i evidentojnë dhe sistemojnë dërgesat, të cilat më pas postierët duhet t’ua dërgojnë qytetarëve nëpër adresat e tyre, shkruan Alsat.

Puna është manuale, gjithçka me dorë. Shteti nuk ka investuar asnjë qindarkë në digjitalizimin e procesit, i cili do t’ia lehtësonte punën së paku Senat Dizdareviçit, i cili ndonëse me stazh 37-vjeçar tanimë një vit e kryen këtë detyrë. Ai ka një rekomandim:

“Disi prej kësaj pune të komplikuar të modernizohet puna nëse mundet”, tha Senat Dizdareviç, punëtor.

Kolegia e tij, Suzana Janevska, thekson se hapësira në të cilën punojnë është joadekuate për punë. 35-vite punon në Postë, por ankohet se gjatë këtyre viteve nuk është investuar në kuadro. Kërkesat e saj nga shteti janë modeste, dëshiron të ketë ambient të dinjitetshëm për punë.

“Hapësirë më të ngrohtë, ndriçimi nuk bën. Ndriçimi na shkon në shpinë në vend që të na shkojë te letrat. Të dihet se në një numër të caktuar të punës duhet pauza më të shpeshta dhe më të shkurtra, që të pushojnë sytë”, tregoi Suzana Janevska, 35-vjet stazh pune.

Me Senatin dhe Suzanën hapësirën e punës e ndan edhe Drajko Trajkovski, i cili 40 vite është i punësuar në postë, por paga e tij sot, është minimale.

“Unë kam 40 vite punë, paga bazë është 22.000 denarë”, theksoi Draçko Trajkovski, punëtor.

Situata është po aq dramatike edhe në Sektorin ku postierët i marrin materialet dhe i dërgojnë nëpër adresat e caktuara. Kjo hapësirë e harruar nga shteti, ka tavan prej materialit kancerogjen asbest, ndërkaq inventari me dekada nuk është rinovuar.

Në mungesë të investimit të shtetit, punëtorët sjellin karrige nga shtëpia, të cilat, siç mund të shihet i lidhin me litar që të mos mund t’ua vjedhin.

Zoran Markoviq, postier me përvojë 35-vjeçare, ankohet se ai dhe kolegët e tij s’kanë uniformë.

“Ja shihe, bartim rroba tona, nuk kemi, presim dimër verë”, tha Zoran Markoviq, postier.

Kolegu i tij, Gjorge Ignjatov, thotë se dikur ka marrë pagë të mirë, por sot është në minimale dhe kjo, ka bërë që të rinjtë të mos duan të bëhen postierë.

“Nuk ka njerëz. Ja shkoi në pension para një viti, nuk ka njeri. Askush nuk vjen të punojë për 23.000 denarë. Paga mesatare këtu është 23.000 denarë”, u shpreh Gjorge Ignjatov, postier.

Po megjithatë, ka dhe prej tyre që nuk kanë zgjidhje tjetër, por që shteti nuk kujdeset t’ua sigurojë kafshatën e bukës. I tillë është rasti i postierit Goran Bogoevski, i cili 7 vite punon me kontratë, ndërkaq sigurimin pensional dhe shëndetësor e paguan nga paga edhe ashtu e vogël.

“Për punën time për shtatë vite kishte dy shpallje. Në vend meje, kur erdh për t’u pranuar, pranuan persona partiakë të cilët e lëshuan punën”, tha ndër të tjera Goran Bogoevski, postier./ Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos

Më shumë nga kategoria

IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_3615
Me plis e me shqiponjën dykrenare – kështu festoi Zhegrova me shokë pas fitores ndaj Atleticos
IMG_3558
KUPA: Eliminohen FC Shkupi me penalti, Shkëndija e Haraçinës ndalet kuqezinjët e Tetovës
IMG_3519
Gjashtë humbje radhazi nga Bayern, a do të jetë sonte nata e Barcelonës?
IMG_3331
Alarm i kuq, vendimet arbitrale dhe VAR risjellin polemika të ashpra në Serie A
IMG_3312
KF Shkëndija: Për vëllazëri s’ka kufijë, hyrja falas me Shkëndijën e Haraçinës
IMG_3207
Struga humb nga Sileksi, Shkëndija dhe Shkupi ndalen me barazime
c8c4d641-4dc5-4f41-8d93-7581d46b3e39
Dogana e Maqedonisë sekuestron 109 kg duhan të prerë, cigare dhe veshje të markave të njohura
IMG_4131
Maqedoni, 1 nëntori ditë feste për besimtarët katolik
IMG_4130
Komuna e Tetovës përuroi vendparkimin e ri në Bllokun Urban 100
IMG_4128
Punonjësit e Postës së Maqedonisë punojnë në kushte çnjerëzore – Tavani me material kancerogjen!
IMG_4123
Aksident në Tetovë, lëndohen tre persona
IMG_4121
Zejdi: Nuk ndahet Fronti Europian, po dëshmon që posaçërisht mbron interesat e qytetarëve jo maqedonas

DIASPORA