Lajme

Rajonet ku jetojnë shqiptarët në Maqedoni me më së paku mundësi punësimi

Autori

Autori

Portali Tetova

March 6, 2023, 08:03

Rajonet shqiptare në Maqedoninë e Veriut janë dukshëm më prapa sa i përket vendeve aktive në nivel të shtetit.
Kjo pasqyrë është shpërfaqur edhe një herë në të dhënat e publikuara nga Enti Shtetëror i Statistikave, ku janë analizuar vendet aktive të punës dhe ato të lira për tremujorin e katërt të vitit 2022.

Këto të dhëna janë përpunuar nga Instituti për Politika Publike “Arbën Xhaferi”, ku është konstatuar se krahasuar me popullsinë e përgjithshme të rajoneve, Pollogu, si rajoni i dytë më i populluar në vend, qëndron më së keqi me vetëm 762 vende aktive pune për 10.000 banorë.

Rajoni ku përfshihet Tetova dhe Gostivari renditet kësht pas Rajonit Verilindor me 1.242 vende pune dhe atij Jugperëndimor me 1.614.

Rajoni i Shkupit është dukshëm rajoni me më së shumti vende aktive të punës me 247.295 sosh, pasuar nga Pellagonia me 51.155 dhe Rajoni Lindor me 38.473. Rajoni Verilindor (Kumanova) është i fundit me 22.161 vende aktive pune, Pollogu (Tetova dhe Gostivari) i parafundit me 26.879, pas Rajonit Juglindor (Struga, Dibra dhe Kërçova) me 30.345 vende pune.

 

INSTITUTI PËR POLITIKA PUBLIKE “ARBËN XHAFERI”

“Shkupi, i cili përbën 30.9% të popullsisë së përgjithshme, koncentron 50.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi. Pollogu, me 16.8% të popullsisë së përgjithshme, radhitet i parafundit sipas këtij kriteri me vetëm 5.5% të vendeve aktive të punës në nivel vendi.

Dy rajonet tjera ku jetojnë shqiptarët radhiten krejt në fund me Pollogun, respektivisht Rajoni Juglindor me 6.2% dhe ai Verilindor me 4.5%”

Instituti për Politika Publike Arbën Xhaferi vlerëson se politikat qeveritare që kanë ndikim direkt në krijimin e vendeve të reja të punës vazhdojnë të kenë qasje diskriminuese në baza rajonale dhe kombëtare.

Kjo është e dukshme sa u përket investime kapitale, transfereve drejt nivelit lokal, orientimit të investimeve të huaja direkte apo edhe fondeve për invocacion.

Përderisa nuk ka një ndërrim kahje nga lart, krijimi i vendeve të reja të punës në rajonet ku jetojnë shqiptarët do të vazhdojë të qëndrojë mbrapa krahasuar me rajonet tjera të vendit, vlerëson Insituti. Theksohet se shqiptarët, të cilët përbëjnë 2/3 e popullatës tanimë të larguar nga vendi, do të vazhdojnë të largohen në masë drejt perëndimit në kërkim të një jete më të mirë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA