Rama ua dorëzon Macronit dhe Scholzit një draft...

Rama ua dorëzon Macronit dhe Scholzit një draftstatut të Asociacionit, reagime në Kosovë

Autori

Autori

Portali Tetova

June 8, 2023, 11:06

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se e ka dorëzuar një draftstatut të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, te presidenti francez Emmanuel Macron, dhe kancelari gjerman, Olaf Scholz.

Rama ka thënë se draftstatuti është i punuar nga “ajka e mendimit juridik botëror” dhe, sipas tij, pret që i njëjti të vlejë për të çuar në një nivel tjetër dialogun Kosovë-Serbi. Por Rama thekson se ai nuk do të bëhet publik kurrë.

“Uroj dhe shpresoj që ky material do të vlejë për ta çuar një nivel tjetër dialogun dhe për t’i bërë palët të flasin për gjëra konkrete, gjëra që lidhen me përfundimin e suksesshëm të dialogut dhe jo që të flasin me vete dhe për vete”, ka theksuar Rama të enjten në një konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me tensionet në veri.

Ai ka thënë se e ka ditur me kohë që nyja gordiane e dialogut do ishte deri në fund Asosacioni i komunave me shumë serbe dhe se bindja e tij është se asnjëra nga palët nuk e do Asocacionin dhe do bëjë çmos që ta shtyjë atë në pafundësi, siç ka theksuar duke përhapur krizën me lloj-lloj artificesh politike apo teknike.

“Besoj çdo ditë e më shumë se krijimi i Asosacionit është çelësi për të hapur përfundimisht derën e afirmim ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, njohjes së saj nga të gjithë, e uljes së saj në Kombet e Bashkuara dhe në të gjitha forumet ndërkombëtare dhe e njohjes së ndërsjellë më Serbinë”, ka theksuar Rama.

Ai ka theksuar draftstatuti që e ka dorëzuar është një dokument konfidencial dhe se nuk pretendon të jetë zgjidhja ideale, por ka thënë se “siguron që ky dokument i nivelit më të lartë ndërkombëtar që merr në konsideratë të gjitha për krijimin e Asociacionit dhe në konsideratë se Asociacioni është pjesë e furnizimit të jetës në Republikën e Kosovës duke adresuar të gjithë rekomandimet e Gjykatës së Kosovës”.

I pyetur nëse e ka konsultuar për këtë draft-statut, kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ose presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ai ka thënë se nuk është detyra e tij ta konsultojë asnjë palë.

“Pozicioni im i të qenit kryeministër i Shqipërisë e bën më të vështirë këtë. Vetvetiu jam palë, dua apo nuk dua. Është neutral në këtë pikë. Nuk është bërë për asnjërin. Për mua Kosova është mbi të gjitha e mbi çdo gjë në këtë rast. Jam këtu për Kosovën, nuk jam as për njërin e as për tjetrin. Unë nuk marr vota në Kosovë e nuk kam interesa në Kosovë. Si kryeministër i Shqipërisë, që e sheh se si një pjesë e kombit tim po hyn në një kurs përplasjeje me ata që e lartësuan kombin tim si asnjëherë më parë e që hodhën bomba për kombin tim, unë e ndiej detyrë ndaj kombit tim t’i them këto fjalë”, ka deklaruar Rama.

KOHA ka pyetur Zyrën e Kryeministrit nëse janë në dijeni për një draftstatut të tillë dhe si e komentojnë këtë. Posa të marrë një përgjigje teksti do të përditësohet.

Meliza Haradinaj reagon ndaj draftstatutit të propozuar nga Rama: Qëllimi, ndarja e Kosovës

Ish-ministrja e Jashtme e Kosovës, Meliza Haradinaj, ka reaguar pasi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka njoftuar se i ka dorëzuar kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit të Francës, Emmanuel Macron, një propozim për Asociacionin e komunave me shumicë serbe në Kosovë.
“Pra, tash ‘agjentët’ e idesë së shkëmbimit të territoreve janë vënë në lëvizje për jetësimin e Asociacionit me kompetenca ekzekutive. Të mos gabohemi. Qëllimi mbetet i njëjtë: ndarja e Kosovës!!!” – ka shkruar Haradinaj në Twitter.

Mos e humb

Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!
Messi-shtepia-vjedhje
Udhëheqësi i bandës shqiptare tregon pse nuk e grabiti shtëpinë e Messit
Fisnik Isaku
Edhe një tetovar që jeton në Danimark do jetë pjesë e U21 të Maqedonisë
Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”

Më shumë nga kategoria

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
bujar-osmani-1
"Bujar Osmani është takuar me Gruevskin, bisedohet për kthimin e tij në Maqedoni"
IMG-20231207-WA0007
LEN: 8 Maji është caktuar për zgjedhje nga partitë e pushtetit dhe VMRO që të pengohet votimi i diasporës
Lule
Lëvizja BESA: Rasti i “Vanjës” pohon se qytetarët janë totalisht të pasigurt nga shteti!
foto-800x533
Lëvizja BESA:  Samiti i Ministrave të OSBE-së po mbahet nën kulmin e objektit të përfshirë në krim
download
EDITORIAL: Lotaria Shtetërore për herë të parë drejtohet nga një shqiptar. Pse po ngritet kaq pluhër?
Kasami-stadioni
Bilall Kasami: Stadiumi i Tetovës me standarde të UEFA-s! Ne i mbajmë premtimet!

DIASPORA