Lajme

Rruga Tetovë-Prizren, Boçvarski: Për këtë projekt nevojitet më shumë kohë

Picture of Autori

Autori

Portali Tetova

January 5, 2023, 04:01

Rruga Tetovë – Prizren pavarësisht premtimeve, edhe për një kohë të gjatë do të mbetet vetëm dëshirë. Këtë më së miri e sqaron ministri kompetent, Bllagoja Boçvarski i cili thotë se procedura për punimin e dokumenteve për një projekt të tillë është tepër e gjatë, pasi sipas tij, për një projekt të tillë nevojitet analizë e mirëfilltë.

“Nevojitet studim i mirë fizibiliteti, projekte ideore, zgjidhje e trasesë më të përshtatshme, kur them më të përshtatshme kjo do të thotë edhe më e qëlluar edhe financiarisht më e arsyeshme dhe në fund përfundim i dokumenteve të projektit, gjetja e mjeteve financiare dhe më pas shpallje për thirrje.

Gjithsesi se në këtë rast kemi edhe një lloj koordinimi, ndërsa kjo për shkak se punohet për rrugë e cila po i lidh dy shtete, të punohet paralelisht dhe bashkërisht, e që do të japë zhvillim për të gjithë rajonin”, tha Bllagoj Boçvarski, ministër i Transportit dhe Lidhjeve.

 

Boçvarski tha se kjo rrugë është në interes të dyja vendeve, por pa theksuar afate se kur mund të fillohet puna e këtij projekti.

Ndërkohë, edhe pas shumë premtimeve dhe afateve edhe rruga kryesore dhe më e frekuentuar që lidhë Maqedoninë me Kosovën, Bllacë-Shkup mbetet e pa përfunduar.
Autoritetet për më shumë se një vit nuk mund të përfundojnë edhe ndërtimin e dy kilometrave të parë të autostradës. /Alsat.mk

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_3155
UEFA Champions/ Shorti i play-offit, Real Madridi – Manchester City
IMG_2744
Zyrtare: Fabrice Tamba nënshkruan me Shkëndijën e Tetovës
IMG_2170
Musa Selimi, njeriu i sukseseve të mëdha
IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)

Më shumë nga kategoria

IMG_1970
Kristiano Ronaldo, një makineri e golave që s’ka të ndalur
IMG_1558
Shqiptari i Gostivarit hedh hapat e parë si trajner në futbollin Gjerman (FOTO)
IMG_1237
Klube të mirënjohura synojnë transferimin e Edon Zhegrovës
IMG_1188
Enis Bardhi largohet nga Trabzonspori, ekipi i ndau plakatë mirënjohjeje
IMG_4122
Albin Kurti dhe realiteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut
IMG_4120
Njoftim i rëndësishëm për të gjithë ata që nga EVN kanë pranuar fatura me çmime të larta
IMG_3029
Arrestohet në Spitalin e Tetovës një 34-vjeçar, dyshohet për marrëdhënie seksuale me një djalë të mitur
IMG_3029
80-vjeçarja nga Shkupi bie pre e mashtrimit nga një polic i rrejshëm, humb 615.000 denarë
IMG_4104
Gashi dhe Iseni vizituan xhaminë në fshatin Jakrenovë të Krushevës, u mirëpritën nga banorët
IMG_4099
Snopçe apel BDI-së: Pastroni rrugën tuaj është në interesin e të gjithëve