Lajme

Shaqir Fetahu i “shpëton” puçit – ja kush e organizoi shkarkimin

Autori

Autori

Portali Tetova

May 23, 2023, 01:05

Në BFI, është parandaluar një tentim për shkarkimin e kreut të BFI-së, Shaqir Fetahu. Kështu mëson jozyrtarisht Alsat edhe pse nga ky institucion fetar nuk pranojnë se ka pasur përpjekje për zëvendësimin e kreut të saj. Nuk ka asnjë njoftim për arsyet që mund të kenë çuar grupin e të pakënaqurve për shkarkimin e Shaqirit ndërkohë që në rrjetet sociale kanë qarkulluar informacionet e tilla. Dyshimet për këto zhvillime në BFI janë shtuar pas vendimit të kreut të saj, Shaqir Fetahu i dielën pas mesnate ka shkarkuar pesë anëtarë të Rijasetit dhe atë:

Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu”
Mustafa Dauti – drejtor për komunikim me jashtë
Jusuf Zimeri – drejtor i Sektorit për Çështje Fetare-Arsimore në BFI
Muhamer Veseli – drejtor i Agjencisë për Sistemin Hallall, si dhe
Rexhep Ziberi – drejtor i Shoqatës “Ilmie”

Nga Bashkësia Fetare Islame nuk japin asnjë informatë zyrtare lidhur me arsyet e shkarkimit. Në bisedë të shkurtër me kreun e BFI-së Shaqir Fetahi ai tha se nuk bëhet fjalë për asnjë tentim për shkarkimin e tij, por thotë se është bërë vetëm sistemimi i vendeve të punës.

Alsat tentoi të bisedojë me disa nga të shkarkuarit. Jusuf Zimeri, drejtor i sektorit për çështje Fetare-Arsimore, njëkohësisht edhe kryetar i mexhlisit për fetfa në Maqedoni. Ai tha se ndodhet në pushim mjekësor dhe ende nuk ia kanë dërguar vendimin e shkarkimit.

“Siç duket thirren në sistematizim të vendeve të punës. Unë zyrtarisht prej Rijasetit të BFI-së nuk kam pranuar vendim për shkarkim as për sistemim. Muhabet privat në telefon më kanë thirr miq dhe më kanë treguar njerëzit, por unë jam person institucional dhe zyrtarisht nuk kam pranuar asgjë. Por sistematizimi duhet të jetë konform profesionit dhe përgatitjes profesionale. Më kanë treguar se tu ka ndërruar vendi i punës, unë vendim zyrtar nuk kam marrë”, u shpreh Jusuf Zimeri, drejtor i Sektorit për Çështje Fetaro Arsimore në BFI.

Nga të shkarkuarit e lartë përmendur, menjëherë është zëvendësuar drejtori i Medresesë “Isa Beu”, postin e të cilit tani e ushtron Islam Islami. Për emërimin e Islamit është bërë edhe njoftimi zyrtar në rrjetet sociale të Medresesë. Në njoftim potencohet vetëm emërimi dhe biografia e drejtori Islam Islami, por nuk është shënuar as edhe një fjali për drejtorin e deritanishëm. /Alsat.mk

………………….

Të dielën, kryetari i Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut, Shaqir Fetahu i ka “shpëtuar” tentimit për shkarkim të organizuar një numër i konsiderueshëm i anëtarëve të Rijasetit të BFIM-së.

Qani Nesimi, kryetari i Muftinisë së Tetovës, Abedin Imeri – myftiu i Kumanovës, Salim Sulejman – myftiu i Strugës, Shaban Sulejman – Dekani i Fakultetit të Shkencave Islame, Ibrahim Idrizi – drejtor i Medresesë “Isa Beu” në Shkup, Mustafa Dauti – përgjegjës për lidhje me Ambasadat, Muhamer Vejseli – drejtor i Agjencisë “Hallall”, Rexhep Ziberi – drejtor i shoqatës “Ilmije”, si dhe Jusuf Zimeri – drejtor për çështje islame… janë anëtarët e Rijasetit që kanë organizuar shkarkimin e Reisi Fetahu, ndërsa kanë shprehur pakënaqësi për mungesën e transparencës në punën e BFIM-së, siç është rritja enorme e çmimit të Haxhit për sivjet.

Burime zyrtare thonë për gazetën KOHA se me të marrë vesh planin për shkarkim, Fetahu ka thirr mbledhje urgjente një natë para mbledhjes së grupit të të pakënaqurve dhe ka shkarkuar nga detyra disa anëtarë që kanë dashur të bëjnë, siç e quajnë në BFIM, puçin kundër kryetarit të BFIM-së.
Më këtë rast, nga detyra me kërkesë të Fetahut është shkarkuar drejtori i Medresesë, Ibrahim Idrizi, përgjegjësi për lidhje me Ambasadat, Mustafa Dauti, drejtori i Agjencisë “Hallall”, Muhamer Vejseli, kryetari i shoqatës “Ilmije”, Rexhep Ziberi, si dhe drejtori për çështje islame, Jusuf Zimeri.

Në debat e sipër, në të dyja grupet, KOHA merr vesh se janë përmend edhe emra politikanësh si mbështetës të njërit apo grupit tjetër. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_1138
Shorti në Ligën e Kombeve për femra, Kosova në grup me Maqedoninë e Letoninë
IMG_0773
Pasi i “paketoi” dy skuadrat madrilene, radha e “Zonjës së Vjetër” për ta njohur Zhegrovën
IMG_0533
Martinez: Jam i inatosur me referët, por i lumtur që morëm pikët
IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër

Më shumë nga kategoria

IMG_0165
Lirim Qamili, në mesin e tre të nominuarve për futbollistin e muajit
IMG_4236
Shkëndija fiton Besën, Shkupi mundet nga Voska në Ohër
IMG_4204
Shkëndija përball Besës në Tetovë, Struga Trim Lum në Shtip kundër Tikveshit
IMG_4008
United e shkarkon Ten Hagun, në vend të tij Nistelrooy
xhaka-1-2048x1365
Sonte mësohet fituesi i “Topit të artë”, në listën e të nominuarve edhe Granit Xhaka
IMG_3887
Pa fitues në derbin në Tetovë, fitore të larta për FC Shkupin dhe Gostivarin
IMG_3837
Ancelotti: Herën e fundit që humbëm 0-4 nga Barcelona, fituam La Ligën dhe Ligën e Kampionëve
IMG_1304
Ministri Limani në Turqi: Diskutohet sjellja e perspektives gjinore në krijimin e inteligjencës artificiale
IMG_1292
Kishte keqpërdorur kartelën e pageses se babait te saj me mbi 10 mijë euro, ngritet padi ndaj 28-vjeçares nga Tetova
IMG_1268
Gjenden tre persona të vdekur në Shkup
IMG_1266
Mexhiti, komunave: Aplikoni me projekte, 50 milionë euro tjera në dispozicion të komunave
IMG_1265
Humb gruaja nga Shkupi, familjarët kërkojnë ndihmë për gjetjen e saj
IMG_1264
Nga e diela rënie të temperaturave për pesë deri në shtatë gradë

DIASPORA