Agjencia turistike Sharr Express nga Tetova, sot ka mbushur 1 vit funksionimi edhe në Kosovë, më saktësisht në Prishtinë duke ofruar shërbime turistike dhe shërbime rent a car të veturave për transport dhe udhëtim.
Kjo kompani, si një prej më seriozet jo vetëm në vend por edhe në rajon numëron suksese në punë gjë që tregon edhe lëvdatat nga ana e klientëve në rrjetet sociale të cilët shkruajnë se kanë ngelur të kënaqur nga shërbimi i Sharr Express.
Në vazhdim ju sjellim të plotë postimin e Sharr Express:
Sot numërojm 365 ditë punë aktive në Prishtinë.
Sot faleminderojmë të gjithë klientët që janë shërbyer te ne, edhe pse në fillim për herë të parë, sot pas një viti disa klient janë shërbyer edhe për së dyti, treti e disa edhe më shumë.
Për ne si veprimtari është e njohur sepse ne e ushtrojmë për mbi 30 vite këtë profesion, por Kosova për ne ishte diçka e re sepse u perballëm me treg dhe terren të ri. Por me punë, përkushtim dhe korrektësi kaluam një vit të suksesshëm.
Ne do vazhdojmë të punojmë me të njejtin përkushtim duke shërbyer klientët me të njejtën korrektësi që të numërojm edhe një vit tjetër edhe më të suksesshëm, dhe duke u rritur me hapa te sigurtë.