Lajme

Shkolla në fshatin e Komunës së Sarajit nga 250 nxënës, sot ka vetëm 1 nxënës

Autori

Autori

Portali Tetova

April 3, 2023, 08:04

Habibja është nxënësja e vetme e shkollës periferike “Emin Duraku” në fshatin Raoviq të Komunës së Sarajit. Ajo tashmë po ndjek mësimet në klasë të tretë. Pavarësisht se nuk e shoqëron asnjë fëmijë tjetër, dëshira e saj për të mësuar nuk u zbeh asnjëherë. Siç pëshpëriti ajo, shokë të ngushtë tashmë ka mësuesit që thotë se nuk i mungojnë as edhe një ditë.

“Kur kemi filluar në klasë të parë kam qenë unë, një shoqe dhe tre djem më duket kanë qenë. Gjithsej sa keni qenë? Dhjetë nxënës, të gjithë kemi qenë. Ku shkuan ata? Kanë shkuar poshtë, në fshat tjetër. Sihanën e kam pas shoqe të ngushtë. Nuk e ke pa më atë? Jo.

A ka diçka që të mungon në shkollë? Jo, nuk ka. Po sikur të kishte më shumë fëmijë si do të ishte? Me keq sepse do të më pengonin në mësim. Kur del nga shkolla a luan me dikë? Jo, shkoj në shtëpi, i bëj detyrat, mësoj”, u shpreh Habibja, nxënëse.

Në klasën ku mëson Habibja, mësuesja dhe mirëmbajtësi i shkollës janë munduar të sigurojnë të gjitha kushtet për zhvillim të procesit mësimor me qëllim që nxënëses së vetme ti krijohet atmosferë e ngrohtë pune.

 

“Unë këtë e bëj me kënaqësi, edhe pse është një nxënës e bëj më kënaqësi duke menduar se ky fshat ka pas shumë popullate. Në 7 ora e hapi shkollën, nga ora 11 mbylli, përfundon mësimi. E ndezi koftorin, moti është i mirë po akoma është ftoftë. Këtu ka pas shumë nxënës, në kohën time kemi qenë diku 260 nxënës, e tash ka mbet vetëm një nxënës.

Bashkë vijmë, bashkë shkojmë, kemi mbet vetëm dy, është shumë e talentuar, nxënëse e shkëlqyeshme”, tha Muhamed, Mirëmbajtës i shkollës.

Shefajet Dauti, drejtor i Shkollës Qendrore në fshatin Bukoviq pranon se numri i nxënësve ka nisur të shënoj ulje. Mirëpo, ai kujton se nxënëses së vetme në Raoviq nuk i mungon asgjë kur bëhet fjalë për realizimin e planprogramit mësimor.

“Për fat të keq, në dy vitet e kaluara një numër i madh i nxënësve u shpërngulën dhe mbetëm vetëm me një nxënës. Kemi një mësuese të grupit klasor që shkon çdo dit dhe zhvillon mësimin, kemi dhe një mësues të gjuhës angleze dhe arsimit fizik.

Të gjitha obligimet dhe të drejtat që duhet ti ketë ai nxënës, të njëjtat që realizohen në këtë shkollë i ka edhe ajo atje”, theksoi Shefajet Dauti, drejtor I sh.f “Emin Duraku” fshati Bukoviq.

 

Shkolla Qendrore “Emin Duraku” në fshatin Bukoviq, bashkë me tre shkollat periferike në fshatrat Arnaqi, Çajlanë dhe Raoviq numëron 647 nxënës. Sipas drejtorit të shkollës, në dy vitet e fundit është ulur numri i nxënësve për mbi 20 fëmijë. Sipas të dhënave të fundit të Entit Shtetëror të Statistikave, në fillim të vitit shkollor 2022/2023, numri i nxënësve në të gjitha shkollat fillore të vendit ishte 185.099, që paraqet një rënie prej 0.8% krahasuar me vitin shkollor paraprak 2021-2022./Alsat.mk

 

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

ewrfgererg
Kylian Mbappe zyrtarisht lojtar i Real Madrid, pozon me fanellën e ‘los blancos’
IMG_2342
Një muaj spektakël, sonte përfundon Euro 2024, Spanja përballë Anglisë në finalen e madhe
yamal 304
Historia prekëse! Çfarë fshihet pas festimit të Yamal me numrin “304”
Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre

Më shumë nga kategoria

Messi Yamal
“Fillimet e dy legjendave”, kur Messi mbante në krahë Yamal
IMG_1852
Mesut Ozil e shikoi çerekfinalen e Euro 2024 me presidentin turk Recep Tayyip Erdogan – ai ishte akuzuar në të kaluarën për miqësinë mes tyre
449458530_797077062572726_2017746085529832082_n
Ekipet me më së shumti tifozë në Euro 2024 – Shqipëria lë pas kombëtare të mëdha
449059413_1014848236674238_1554867321894721942_n
UEFA publikon fotot e tifozëve me shqiponjën “Kuq e Zi” të pikturuar në fytyrë
IMG_0794
Albion Musliu, ylli i ri që po shkëlqen te Shkëndija
spanja
Trajneri i Spanjës për duelin ndaj Shqipërisë: Do t’u jap mundësi disa prej lojtarëve që kemi në stol
Autobuset_Tollovi-780x470
Kaosit me transportin publik nuk i shihet fundi, qytetarët presin me orë të tëra
Car-Rental-2
SPB Tetovë: Mashtrohet një kompani “Rent a Car”, shtetasi turk ua mori veturën dhe nuk e ktheu më…
derra
Hasën në derra të egër në Shkup, autoritetet arrijnë t’i shpëtojnë tri vajza
Mickoski_26-780x470 (1)
“Kumari online”, Qeveria dorëzon dëshmitë për licencat ilegale
Drin-Ahmeti
Thellohet skandali për kompanitë e Drin Ahmetit
Durmishi_zejtaret-780x470
Durmishi viziton zejtarët, premton ndihmë për blerje veglash

DIASPORA