Shqiptarët e punësuar në Entin Statistikor paralajmërojnë bojkot

Autori

Autori

Portali Tetova

January 11, 2023, 05:01

Rezultatet e dy konkurseve të muajit dhjetor të vitit të kaluar nuk ndryshuan asnjë presje në përfaqësimin e punonjësve shqiptarë brenda Entit Shtetëror të Statistikave. Supozohej se me konkurset, njëri intern e tjetri i jashtëm në tre poste drejtuese të uleshin punonjës shqiptarë, por jo vetëm që një gjë e tillë nuk ndodhi – dy udhëheqës Njësie (njëra e rajonales Shkup dhe 1 udhëheqës sektori), por edhe ushtruesi i detyrës së Njësisë Rajonale në Shkup u zëvendësua me një maqedonas. Nga totali prej 45 vendimesh me konkurset e fundit vetëm dhjetë prej tyre janë punonjës shqiptarë, ndërsa kërkesa ishte për 16 punonjës të përkatësisë shqiptare. Nga gjithsej 10 avancime në detyrë përfitoi vetëm një punonjës shqiptar, duke u pozicionuar në postin e këshilltarit.

Sipas një letre drejtuar gazetës KOHA punonjësit shqiptarë brenda ESHS pohojnë se diskriminimi ndaj tyre është evident edhe sa i takon mospjesëmarrjes në asnjë prej seminareve, trajnimeve, brenda dhe jashtë vendit.

“Vetëm dy muajt e fundit nëpër udhëtime zyrtare mes tjerash 3 udhëtime lidhur me procesin e skriningut asnjë prej tyre shqiptar. Po ashtu në punëtoritë e organizuara brenda vendit, Krushevë e Dojran nuk ka marrë pjesë asnjë i punësuar shqiptarë. E gjithë kjo, edhe humbja e posteve udhëheqëse edhe anashkalimi i shqiptareve nga udhëtimet zyrtare dhe punëtorive te ndryshme ka vetëm një adrese – zëvendësdrejtori Ilmi Selami. Në qoftë se vazhdon kjo situatë ne paralajmërojmë radikalizim të hapave që do të ndërmarrim, duke përfshirë këtu edhe bojkotin”, thuhet në reagimin e tyre.

 

Ndërkohë që një tjetër fenomen po ndodh në ESHS sa i takon deklarimit etnik. Me punësimet e kryera numri i punonjësve brenda ESHS është 280 prej të cilëve 48 janë shqiptarë, që do të thotë se përqindja e tyre nuk është më shumë se 17 për qind, shifër kjo shumë larg përfaqësimit të drejtë etnik. “Prej punësimeve i humbëm sepse bashkësitë me te vogla etnike u deklaruan si shqiptarë. Për shembull një punonjës me nacionalitet turk E.Z. ka konkurruar në një vend të rezervuar për shqiptar. Ose rasti i një punonjësi rom. Ndërsa në vendet për bashkësinë turke ju lanë maqedonasve. Shihet se ka instruksione prej udhëheqësisë sesi dhe ku të konkurrojnë këto pjesëtarët e pakicave të tjera”, thonë të punësuarit në ESHS.

Në total, nga 42 njësi e 9 sektorë udhëheqës numërohet vetëm një udhëheqës njësie, që është në atë pozicion prej shumë vitesh dhe dy këshilltarësh. Këto shifra përfaqësimi me ndryshime të vogla janë prezente në këtë institucion prej vitesh dhe nuk kanë arritur t’i ndryshojë asnjë prej zëvendësdrejtorëve shqiptarë që janë ulur në atë pozicion, duke i lënë të punësuarit shqiptar në pozicione si referentë, bashkëpunëtorë… I kontaktuar nga KOHA zëvendësdrejtori Ilmi Selami nuk ka dhënë asnjë koment. Deklarata e tij e fundit ishte dy vjet më parë kur mori postin drejtues.

“Një nga kushtet për besueshmërinë ndaj institucionit është edhe përfaqësimi i drejtë, si në nivel vertikal ashtu edhe horizontal. Duhet patjetër të rregullohen padrejtësitë e bëra, si ndaj punonjësve që janë pjesë e këtij institucioni dhe që shumë shpejt do të avancohen në pozitat që meritojnë… Avancimet në detyrë nënkuptojnë që nga nëntë drejtues sektorësh të paktën dy do të jenë shqiptarë, tre ndihmës udhëheqës, ndërsa në 40 njësitë po ashtu do të vendosen të paktën nëntë drejtues shqiptarë”, deklaronte për KOHA, Selami. (koha.mk)

Mos e humb

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data

Më shumë nga kategoria

Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_6846
Robin Krasniqi do të ndeshet me portugezin Jorge Silva, kjo është data
Stadiumi-Bilall
I erdhi dita pritjes dy dekadëshe të tetovarëve dhe Ballistëve. Nesër prezantohet projekti i Stadiumit
bilall-kasami-stadium-768x432-1
Cila do jetë surpriza për tetovarët më 12 Prill
IMG_6568
Barazojnë Reali dhe City, do të vendoset gjithçka në “Etihad”
IMG_6555
Prezantimi i projektit për stadiumin e Tetovës/ Tribuna më e zjarrtë “Marshin Beqiri” do jetë aty!
IMG_6507
Liverpool organizoi iftar për tifozët – Ezani jehoi në “Anfield” (VIDEO)
gegege
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por jo në Qeveri
IMG_8284
Kasami: Ali Ahmetin e ka kap sindromi i Menduh Thaçit, nokautin do ja japin votuesit më 8 maj
AKSIDENT-696x465
Dy persona humbën jetën në një ndeshje komunikacioni në RMV, një tjetër ka lëndime të rënda trupore
arben-taravari-2
Taravari: JA VLEN sepse meritokracija do të jetë njëra nga kriteret bazë pas fitores!
KOVACEVSKI-1-696x447
Kovaçevski: Bëmë gabime me BDI-në dhe zgjidhjet kadrovike – qytetarët na dënuan!
rtrtrt
Izet Mexhiti thotë se VLEN është favorit për të formuar Qeverinë: Për Levicën nuk kemi dilemë, jemi të hapur për të gjitha partitë tjera

DIASPORA