Në kryeqytetin e Shqipërisë, në Tiranë, është mbajtur Konventa Ndërkombëtare e Turizmit, bashkëorganizuar për herë të parë në Balllkan me Organizatën Botërore të Turizmit, shkruan Periskopi.
Përveç takimit, vëmendje të madhe ka tërhequr një hartë e shfaqur gjatë aktivitetit.
Gjatë konventës, në ekran pas të ftuarve shfaqet një hartë e Shqipërisë dhe vendeve fqinje, ku në të Kosova është pjesë e Serbisë.
Ndaj këtij skandali nuk mbeti pa reaguar edhe mediumi serb, b92, i cili i kushtoi një artikull të veçantë, me titull “Harta shokuese: E ashtuquajtura Kosovë është pjesë e Serbisë”.
Kjo hartë ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve ndërkohë zëvendëskryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku, e cila ndodhej në aktivitet dukej aspak e shqetësuar.
Në të njëjtin aktivitet mori pjesë dhe kryeministri Edi Rama.