Skuadrat shqiptare dominojnë futbollin në Maqedoni

Skuadrat shqiptare dominojnë futbollin në Maqedoni

Autori

Autori

Portali Tetova

May 8, 2023, 11:05

Vazhdon dominimi i skuadrave shqiptare të futbollit në kampionatin e Maqedonisë së Veriut.

Me fitoren e djeshme kundër Sileksit (3:0) dy xhiro para përfundimit zyrtar të sezonit, skuadra shqiptare Struga Trim Lum arriti të shpallet për herë të parë kampione.

“Hat Trick” i skuadrave shqiptare

Për tri vite me radhë tri skuadra të ndryshme shqiptare arrijnë të rrëmbejnë trofeun e kampionatit futbollistik në Maqedoninë e Veriut.

Përpara Strugës me këtë sukses u kurrorëzuan dy vite rresht edhe klubi i Shkupit dhe Shkëndija e Tetovës.

Përveç “Hat Trick-ut” të skuadrave shqiptare si kampione, një sihariq i mirë paraqet fakti se pikërisht skuadrat e lartpërmendura radhiten në 3 vendet e para të tabelës për këtë vit.

Kështu që përveç Struga Trim Lumit e cila me automatizëm do të kualifikohet në garat e Ligës së Kampionëve, Shkupi dhe Shkëndija e Tetovës do ta përfaqësojnë Maqedoninë e Veriut në Ligën e Evropës, gjegjësisht Ligën e Konferencës.

Rrugëtimi i veçantë i Strugës deri te suksesi

Ndonëse Struga Trim Lum është projekti më i ri në Ligën e Parë të Futbollit të Maqedonisë së Veriut, por kjo nuk e ka penguar këtë ekip që të sigurojë titullin për sezonin 2022/23.

Ky është vetëm sezoni i katërt në Ligën e parë maqedonase për skuadrën e Struga Trim Lumit. Gjithsesi, është më i respektueshëm fakti që është një ekip i formuar në vitin 2015.

Bindshëm, me vendin e parë në të katërtin, e më pas sezonin e ardhshëm në ligën e tretë, Struga arriti në klubin e ligës së dytë. Luftuan në pjesën perëndimore, viti i parë përfundoi në pozitën e katërt, që hapi të hidhej në sezonin 2018/19 kur ishin kampione të kategorisë së dytë.

Në paraqitjen premierë në elitë luftuan për mbijetesë dhe tashmë në sezonin e ardhshëm arritën në arenën ndërkombëtare, duke fituar vendin e tretë në 2020/21 dhe duke luajtur kualifikueset për Ligën e Konferencave UEFA.

Pas një sezoni “mesatar” të përfunduar në pozitën e gjashtë vitin e kaluar, këtë vit që në fillim Struga Trim Lum ka shfaqur kandidaturën për titullin kampion. Pas 28 ndeshjeve të luajtura, këtë sezon, ata kanë 18 fitore, tetë barazime dhe vetëm dy humbje, kështu që me meritë do të ngrenë trofeun për kampionin e ligës së parë në Maqedoninë e Veriut.

Shtohet numri i skuadrave shqiptare në ligën e parë

Përveç Strugës, Shkupit dhe Tetovës, në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut nga viti i ardhshëm do të kemi edhe një skuadër tjetër shqiptare nga qyteti i Ohrit.

Bëhet fjalë për skuadrën e Voska Sport e cila me paraqitjet e saj fantastike në ligën e dytë arriti të sigurojë vendin e parë dhe në edicionin e ardhshëm do të garojë në elitën e parë.

Këtu nuk mbaron suksesi i klubeve shqiptare, meqë një mundësi reale për t’u promovuar në ligën e parë e ka edhe K.F. Gostivari, që me një barazim eventual në dy ndeshjet e fundit do të bëhet ekipi i 5-të shqiptar në ligën e parë të Maqedonisë së Veriut.

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
Amir-Rrahmani-600x360-1
Rrahmani: Këtë vit kemi më shumë besim
IMG-20230928-WA0023
Bekim Sali me fakt shpartallon ministrin Lloga: Deputetët e ASH-së duke qenë në opozitë kanë votuar për ndryshimet në Kodin Penal!
received_3518041755177943
Miratohet plani urbanistik për fshatin Xhepçisht
Испис за лого на ДЛ
Vetëm Lotaria shtetërore mund të garantojë organizim të lojërave të fatit me përgjegjësi dhe të kontrolluara
96C1CD6B-2DF6-4C46-A134-B0A5E8B32562-1152x1536.jpeg
Kasami në varrimin e policit Afrim Bunjaku: Lavdi heroit më të ri të kombit
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion

DIASPORA