Sot mbyllet marrëveshja për hyrjen e Aleancës p...

Sot mbyllet marrëveshja për hyrjen e Aleancës për Shqiptarët në Qeveri?

Autori

Autori

Portali Tetova

February 8, 2023, 08:02

Negociatat mes LSDM-së dhe Aleancës për Shqiptarët për zgjerimin e shumicës janë drejt finalizimit duke qenë se të dy palët pranojnë se për një pjesë të madhe të çështjeve tashmë ka marrëveshje.
Aleanca për Shqiptarët, marrëveshjen eventuale të grupeve të punës do ta kalojë në filtrin e Kuvendit Qendror.

“Jemi nga përfundimi. Mund të them se një pjesë dërrmuese e marrëveshjes është arritur. Besoj se sot ose nesër finalizohet definitivisht marrëveshja dhe atëherë do ta bëjmë publike, edhe ne edhe qeveria. Mendoj se duhet të përfundojë gjithçka dhe atëherë të tregojmë. Do të ishte jokorrekte që të themi diçka dhe atëherë të ndryshojë”, tha Arben Taravari, kryetar i Aleancës për Shqiptarët.

Kryeministri Kovaçevski konfirmoi pritjet për një rezultat pozitiv nga negociatat. Ai pret që Alternativa po ashtu të mbetet pjesë e shumicës.

“E di se ka progres të mirë në këto bisedime sa u takon përcaktimeve programore dhe ekipimit kadrovik. Alternativa, po ashtu, është partner i çmuar në qeveri. Unë kam mendim shumë të mirë për të gjithë partnerët tanë të koalicionit. Sot dhe nesër do të ketë bisedime edhe me Alternativën, me z.Gashi dhe kolegët e tij. Unë shpresoj që do të mund të arrihet rezultat pozitiv nga këto bisedime që të gjithë së bashku të vazhdojmë ndërtimin e një koalicioni për Maqedoni evropiane”, deklaroi Dimitar Kovaçevski, kryeministër.

 

Të pyetur nga Alsat, nga Alternativa nuk konfirmojnë nëse janë në dijeni të çështjeve për të cilat deri tani LSDM-ja dhe ASH-ja janë dakorduar.

“Ne kemi qëndrim që nuk zhvillojmë negociata përmes mediave. Ne kemi një marrëveshje valide dhe e respektojmë atë deri në fund. Pas përfundimit të negociatave ndërmjet LSDM-së dhe ASH-së, nëse cenohet marrëveshja jonë për bashkëqeverisje atëherë organet e partisë do të marrin vendim”, thonë nga Alternativa.

Pozitat, koadrot eventuale si dhe pikat konkrete të marrëveshjes janë akoma të pakonfirmuara.

Jozyrtarisht, siç ka informuar dhe më herët Alsat, negociatat zhvillohen kryesisht për Ministrinë e Drejtësisë dhe të Shëndetësisë. Kurse nëse nuk arrijnë ta marrin Shëndetësinë, ASH-ja këmbëngul për Ministrinë e Punës dhe Politikës Sociale. Eventualisht, nëse Alternativa lëshon pushtetin, ASH-ja kërkon plus Ekologjinë ose Ministrinë e Shoqërisë Informatike.

Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Shëndetësisë
ose
Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale
(Pa Alternativën)

Ministria e Drejtësisë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Ekologjisë ose Ministria e Shoqërisë Informatike
Pozitat e zv/ministrave të cilët janë në tavolinë të negociatave varen nga ministritë që do të marrin, por, jozyrtarisht, bisedimet zhvillohen kryesisht për zv/ministrin e Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe Punës dhe Politikës Sociale. Në fokus po ashtu është kërkesa për të menaxhuar me Inspektoratin e Punës dhe Politikës Sociale dhe të Arsimit. ASH-ja kërkon të udhëheqë me dy nga këto institucione: Fondi Pensional, Fondi Shëndetësor ose Mepso si dhe zhvillon negociata për pozitën e zv/drejtorit në Drejtorinë e Doganave ose në Drejtorinë e të Ardhurave Publike.

Negociatat për kuadrot

Zv/ministër të Mbrojtjes
Zv/ministër të Punëve të Brendshme
Zv/ministër të Punës dhe Politikës Sociale

Inspektorati i Punës
Inspektorati i Arsimit

Fondi Pensional
Fondi Shëndetësor ose Mepso
Zv/drejtor të Doganave

 

Mos e humb

Mirlind Daku
Mirlind Daku dhe tatuazhi kushtuar heroit kombëtar Agim Ramadani – Katana
Gerti-Leo
Gerti dhe Leo dy lojtarët e Akademisë së Shkëndijës që lanë gjurmë në Danimarkë në Turneun e futbollit “Dana Cup”
STADIUMI-TETOVE
Në shtator fillon riparimi i stadiumit “Ecolog Arena”në Tetovë
safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin

Më shumë nga kategoria

safet Gjici-Izair Emini
Izair Emini e goditi shtyllën, Safet Gjici e la tërë skuadrën e Kukësit pa dark! (video)
Agron Hajredini -medalje
Tetovari Agron Hajredini fitoi medaljen e artë në Lojërat Speciale Olimpike Botërore në Berlin
zvicra-futboll-aeroplan
Kombëtarja e Zvicrës udhëton për ndeshjen me Andorën me gjashtë avionë, kjo është arsyeja
messi-1
Ofertë e “çmendur” e arabëve për Messin
FB_IMG_1695306813017
Kasami e Destani takohen, ja çka biseduan
IMG-20230920-WA0002
Skandali Eurovia, opozita shqiptare parashtron kallëzim ndaj BDI-së për korrupsion
abdush demiri
Demiri: Taravari të qartësojë pozicionin e tij, ne mbetemi të hapur për bashkëpunim opozitar
Adnan-Azizi
Azizi: Madhërimi i Selës dedikuar Ali Ahmetit
56502F6A-2DDE-4391-A6DF-6AE467A68872-1024x551.jpeg
Kasami: Fronti opozitar i gatshëm të sfidojë pushtetin
AC2A0035
Fronti opozitar: Grubi po e keqpërdor partneritetin strategjik me SHBA  

DIASPORA