Sport

Spektakël golash në Torino, Juventusi mposht Sampdorian

Autori

Autori

Tetovarja

April 29, 2023, 01:04

Juventusi është rikthyer te fitorja në Serie A, pas humbjes që pësoi ndaj Romës javën e kaluar.

Në ndeshjen e vlefshme për javën e 26-të, skuadra e drejtuar nga Massimiliano Allegri mposhti Sampdorian.
Ndeshja e zhvilluar në “Allianz Stadium” përfundoi me rezultatin 4:2.

Vendasit krijuan fillimisht epërsi të dyfishtë, me golat e Gleison Bremer (11’) dhe Adrien Rabiot (26’).
Por, mysafirët barazuan gjithçka në vazhdim, falë golave të Tommaso Augello (31’) dhe Filip Duricic (32’).

Pjesa e parë u mbyll baras, teksa “Zonja e Vjetër” e riktheu epërsinë në pjesën e dytë.

Rabiot (64’) shënoi golin e tij të dytë personal, teksa fitoren e vulosi Matias Soule (90’+4).

Vlen të theksohet se Dusan Vlahovic e humbi një penallti, në minutën e 69-të.

Juventusi pas kësaj fitore ka 38 pikë dhe renditet i shtati në tabelë, kurse Sampdoria është në pozitën e fundit (20) me 12 pikë.

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_0385
Granit Xhaka: Kësaj radhe do të shkojmë në gjymsëfinale
Andi Demiri
Andi Demiri nga Tearca, ylli i ri shqiptar që shkëlqen në Lille!
weffwerfwe
Formacioni i mundshëm, ja si pritet të rreshtohet Shqipëria kundër Italisë
IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo

Më shumë nga kategoria

IMG_8074
Për herë të para sistemi “VAR” do të jetë aktiv në finalen e Kupës së Maqedonisë
IMG_7717
Distria Krasniqi, kampione e Evropës në xhudo
IMG_7672
Drejtori sportiv i Leverkusenit: Xhaka çelësi i suksesit, i jep zemër ekipit
Robin-Krasniqi-po-rikthehet-ne-ring-do-te-boksoje-me-kete-date-Insajderi.org_-850x567
Krasniqi publikon pamje nga përgatitjet për meqin e 4 majit: Mezi pres të ju shoh sërish
IMG_0412-800x534
Kurti ndahet baras në shah me mjeshtrin i cili e mposhti Kasparovin
gordana-siljanovska-davkova-1068x728-1 (1)
Presidentja Siljanovska Davkova do të marrë pjesë në Samitin për paqe në Ukrainë
Arafat
Haxhinjtë vazhdojnë udhëtimin shpirtëror me vizitën në malin Arafat
lsdm-4-1-750x430-1-1
Kandidatët e LSDM-së prezantojnë programet e tyre
IMG_0385
Granit Xhaka: Kësaj radhe do të shkojmë në gjymsëfinale
IMG_0379
Kurban Bajrami, qytetarët ankohen për çmimet e larta

DIASPORA