Lajme

Taravari për “Zërin e Amerikës: Gjuha Shqipe duhet të përfshihet në Kushtetutë

May 17, 2023, 07:05

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në intervistën e tij për “Zërin e Amerikës”, nga Uashingtoni, foli për situatën aktuale politike në Maqedoninë e Veriut.

Në lidhje me ndryshimet e mundshme të Kodit Zgjedhor, Taravari u shpreh se partia e tij është për lista të hapura, ndërsa mbetet për t’u diskutuar se sa njësi zgjedhore duhet të ketë.

“Kërkesat e partive më të vogla maqedonase janë për një njësi zgjedhore dhe të ketë lista të hapura. Për lista të hapura jemi të gjithë pro, pa përjashtim. Mbetet për t’u disktuar nëse do të kemi një njësi zgjedhore, 6 njësi zgjedhore sikurse tani ose propozimi i partisë sonë që është 8 njësi zgjedhore”, u shpreh Taravari.

Në lidhje me ndryshimin e Kushtetutës dhe përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë, kryetari i ASH-së, u shpreh se partia mbështet ndryshimet kushteteuse dhe uroi që sa më shpejtë të ndodhin këto ndryshime.

“Kërkesa jonë është heqja e 20%. Në Maqedoni gjuhën shqipe e kemi zyrtare, por quhet gjuha të cilën e përdorin 20% e qytetarëve dhe kërkesa jonë është që 20% të zëvendësohet me gjuhën shqipe. Këtë e pëkrahin të gjitha partitë politike shqiptare, por edhe partitë politike maqedonase deklarativisht”, u shpreh kreu i ASH-së, Taravari.

Ai shtoi se kërkesa e tyre do të shkojë deri në fund, në mënyrë që gjuha shqipe edhe zyrtarisht të figurojë në Kushtetutën e Maqedonisë së Veriut.

Në pyetjen se si dilet nga situata me dështimin e gjyqësorin të Maqedonisë, Taravari theksoi se, shteti i së drejtës është një nga pikat më të dobëta të Maqedonisë.

“Shteti i së drejtë është njëra prej pikave më të dobëta të funksionimit të shtetit të Maqedonisë dhe për këtë kemi marrë plot rekomandime edhe prej faktorit ndërkombëtar, por edhe prej ambasadorëve me relevancë. Tani Ministrinë e Drejtësisë e udhëheq kuadri i Aleancës për Shqiptarët dhe besoj se tashmë kanë nisur disa procedura për t’i stabilizuar gjykatat dhe prokurorinë”, u shpreh Taravari.

Ai beson se duhet të gjendet një mënyrë për ta pastruar sistemin gjyqësor, siç është vetingu ose ndonjë formë tjetër.

“Besueshmëria e qytetarëve në sistemin gjyqësor është 4-8%. Kjo është katastrofale. Besoj se gjatë kësaj periudhe, me ndryshimet që do t’i propozojmë si Ministri e Drejtësisë, kjo besueshmëri do të rritet dhe qytetarët do ta vërejnë se ka ndryshime në sistemin gjyqësor”, deklaroi kryetari i ASH-së, Arben Taravari, për zërin e Amerikës.

EVN Online

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

IMG_8823
Konfirmohen datat e çerekfinaleve të Ligës së Kampionëve
IMG_8472
Rodrygo: Me Modriçin thirremi ‘babë e bir’
Jeton Beqiri1
Jeton Beqiri: Duhet ta harrojmë këtë humbje, unë jam fajtori më i madh
IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë

Më shumë nga kategoria

IMG_7571
Struga fiton derbin me Shkëndijën, triumfon edhe Gostivari
IMG_6993
Fitojnë Shkëndija dhe Shkupi, Struga humb në Kratovë
IMG_6981
Interi futet në garë për sulmuesin e Liverpulit, Mohamed Sallah
IMG_6465
Erjona Emini, karateistja tetovare që synon kampionatin shtetëror dhe plasman në garat evropiane dhe ndërkombëtare
IMG_6242
Salah kryeson listën e Këpucës së Artë Evropiane
Halil-Snopce
Snopçe: Ja kush është e përbashkëta e të gjitha fatkeqësive të fundit në Maqedoni
IMG_9417
“Ne agjërojmë SHQIP”, Tolaj: “Nuk dëgjojmë ilahi ARABE…”
IMG_9403
Babai i Vedatit: Për dy minuta ma mbytën djalin! Në Spitalin e Kumanovës ndërhyri Prokuroria dhe policia
IMG_9398
Toshkovski: Për 11 persona është caktuar paraburgim për vepra të rënda kundër sigurisë, tre për shkak punës së pakujdesshme!
IMG_9390
Erdogan për sulmin në Gaza: Politikat e genocidit të Netanyahut duhet të ndalojnë
IMG_9386
Viktimat e tragjedisë në Koçan do të varrosen të enjten