Lajme

Të fala nga Tetova!

Autori

Autori

Portali Tetova

January 19, 2023, 10:01

Shkruan Urim HASIPI
Dy dekadat e fundit, ne – banorët e Tetovës me rrethinë, po jetojmë në një ambient të ndotur. Thënë ndryshe, pa fajin tonë, marrin frymë në një ajër të ndotur, që një ditë do të marrë edhe haraçin e vet. Shëndeti i qytetarëve, jo vetëm që është vënë në pikëpyetje, por shumica e banorëve jetojnë të shoqëruar me helm çdo ditë.

E pashpjegueshme që deri më tani, ende institucionet e shtetit dhe ato lokale nuk arritën të bëjnë analiza konkrete që do të detektonin saktësisht të gjitha burimet e ndotjes së Tetovës.

Tetova nuk është qytet me industri të rëndë të zhvilluar, nuk ka fabrika të mëdha për përpunimin e metaleve të rrezikshme. Nuk ka as fabrika për prodhimtari të lehtë, e ku më për industri të rëndë. Prandaj, edhe mbetet enigmë se kush i helmon tetovarët. Kompetentët thonë se, ndotja vjen nga përdorimi i lëndëve djegëse, fosileve, materieve të dëmshme, por kjo ndoshta është vetëm një dimension i ndotjes.

Thonë se, ndotja vjen nga numri i madh i automjeteve që lëvizin në një hapësirë të vogël. Edhe ky mund të jetë një faktorë relevant, por jo determinues për të qenë ndotja në këtë nivel alarmant. Thonë edhe se, ndotja mund të jetë edhe nga përdorimi i drurit si lëndë djegëse, që edhe mund të jetë një faktor, por jo vendimtar që mund të shkaktojë kaq ndotje enorme.

 

Me dru janë ngrohur edhe të parët tanë, por kaq nivel alarmant të ndotjes nuk ka pasur. Prandaj, mbetet enigmë dhe ju bëjmë të fala atyre lart, atyre që janë të paprekshëm në Qeveri se, nëse janë nisur në rrugën që Tetovën ta shohin si një qytet fantazmash, janë në rrugë të mbarë për të arritur këtë.

Nëse nuk mjaftoi largimi në masë të madhe i banorëve të Tetovës në vende tjera të botës, shpresojmë që ndotja do të jetë një impuls shtesë që zhdukja e Tetovës të bëhet realitet. Edhe kjo mbetet temë e veçantë dhe për trajtim se pse kaq ky vrer dhe ky mllef ndaj Tetovës. Ajo që mund të shpjegohet shumë lehtë është se Tetova tashmë sipas të gjitha statistikave mbetet qyteti i dytë në vend për nga vdekshmëria si pasojë e ndotjes.

Nëse ju kujtohen ato ditë të tmerrit, në vitin 2014 e 2015, kur Tetova thyente rekorde botërore për nga niveli i ndotjes, pasojat tani janë në shifrat alarmante të vdekshmërisë, ku çdo i gjashti person që ndërron jetë, ka vdekur si pasojë e ndotjes. Shtojmë këtu edhe rënien enorme të lindjeve, pasi çdo vit e më shumë, në Tetovë lindin shumë pak foshnja.

 

Rezultate impresionuese për një shtet që dëshiron të zhdukë një qytet apo një rajon të tërë. Këtyre shifrave, lakminë do ua kishin edhe shumë diktatorë që në të kaluarën nuk kanë arritur që të shfarosin një popull të tërë. Prandaj, u bëjmë të fala nga Tetova, jeni në rrugë të mbarë dhe vetëm vazhdoni, Tetova është ashti siç dëshironi ta shihni. (koha.mk)

Tetova1 në Youtube

Mos e humb

egrgre
Goli i Enis Bardhit, në garë për më të mirin në UEFA Nations League 2024
ewimage-185-1024x576
U-14/ Klubi Tetova Bulls në prag për të shënuar historinë, të luajë ndeshje me Bayern Munchen
Screenshot-23-2
Granit Xhaka nominohet për Topin e Artë, këto janë fjalët emocionuese të babait të tij
IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë

Më shumë nga kategoria

IMG_9320
Taravari: Shqiptarët dhe gjuha shqipe janë 6 mijë vjetë të vjetër në këto anë
hendbollistet-e-kosoves
Fitore historike e hendbollisteve të Kosovës në Botërorin në Kinë, mposhtin thellë Indinë
IMG_4563-710x430
Imane Khelif “rrëmben” të artën në Olimpiadë
IMG_4430
Shkëndija prezanton Besart Ibraimin
auto_Ibra-gol1587216190
Liga e Parë e Maqedonisë së Veriut javën e ardhshme do të fillojë sezonin 2024/25
ekipi-olimpik-i-kosoves-2
Kosova më e mirë se India e Greqia me medalje, “baras” me Meksikën, Zvicrën e Turqinë
459127001_914849010677482_6682109737744486797_n
Ja prishin 'tymin' drejtorit, Shkodran Tolaj 'fluturon' nga pozita
Saranda-Imeri1-768x512-1
Saranda Ymeri: Blerim Bexheti, kujt po i shet patriotizëm
Bashkimi_Gallate-780x470-1
Banori i Gallatës sulmon fizikisht dhe verbalisht gazetarin e Alsat-it
Screenshot_1252
Bexheti: Deputetë të VLEN-it po bëjnë kuorum për rendin e ditës ku është “Ligji për Branitellat”
rijadshhh
VLEN: Është e papranueshme të bëhen avancime për “Branitellat”, pa u miratuar Ligj për ish-pjesëtarët e UÇK-së!
Kufiri_Bllace_1-780x470
“Gashi në Kufi”, MPB-ja me procedurë disiplinore ndaj gjashtë policëve

DIASPORA